A e dini se çfarë na pëlqen më shumë? Recetat që mund t’i mësojmë lehtësisht e më pas me një ndryshim të vogël t’i shndërrojmë në dicka komplet të re e të shijshme.
Ky është rasti i kekut me qershi. Po, më në fund erdhi sezoni i qershive! Teksa jemi të lumtur të hidhemi nga luleshtrydhet, tek qershitë, mbani mend se ju dini tashmë si të gatuani një kek me luleshtrydhe, kështuqë çfarë të shtojmë më?
Gjeni KËTU recetën, futini në punë ato qershi të mrekullueshme dhe le ta hapim sezonin e verës!
Unë i dashuroj luleshtrydhet sepse të japin mundësinë të bësh çdo gjë me to. Unë madje i përdor luleshtrydhet për të zbardhur dhëmbët, por kjo është një tjetër histori…
Mund ti konsumoni të gjalla ose të gatuara. Kombinuar me përbërës të ndryshëm ato bëjnë disa nga pjatat më të mrekullueshme.
Disa ide ku mund t’i përdorni : sallata; pasta të ftohta; rizoto; vakte mëngjesi dhe darkë; pije dhe koktejlje; ëmbelsira pa fund : biskota, minikekë, kekë, kremëra, tarta, ëmbelsira akulli etj.
Luleshtrydhet mbrojnë zemrën tuaj (sa më të kuqe të jenë aq më i lartë është faktori mbrojtës i tyre); mbajnë dhëmbët të shëndetshëm (ato luftojnë bakteret që kontribuojnë në prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve); ju ofrojnë vitaminë C me shumicë (240 gram luleshtrydhe të prera në feta ju sigurojnë 163% të dozës suaj të përditshme të vitaminës C) etj. Luleshtrydhet kanë rezultuar gjithashtu të jenë mbrojtës nga disa lloje kanceri; përfshirë këtu kancerin oral, atë të gjirit dhe të qafës së mitrës.
Për këto dhe arsye të tjera, unë besoj se luleshtrydhet janë më të mirat !
Receta “Masë Keku Çokollate E Bërë Në Shtëpi” nga L.V e postuar pak javë më parë i kaloi pritshmëritë dhe si rrjedhojë njerëzit nisën të më pyesnin për masa të tjera të cilat mund ti mbajmë në bufe e t’i përdorim kurdo. Jam shumë e gëzuar të ndaj me ju të gjitha recetat që un përdor në shtëpi në çdo kohë, për çdo rast. Sot po ndaj me ju një recetë bazike, atë me vanilje.
Shënim : Më falni që nuk kam postuar së fundmi. Aparati im profesional është prishur dhe kjo është arsyeja kryesore. Ndër të tjera kam qenë shumë e ngarkuar dhe me shkollën, sezonin dhe projekte të tjera të cilat do të lançohen së shpejti në Kikiliciouss !
Proçedura :
Sitni të gjithë përbërësit e thatë në një tas të madh
Përzieini mirë
Vendoseni masën në një enë hermetike me kapak të puthitur mirë
Ruajeni në raftin tuaj
Sugjerim : Dyfishojeni ose trefishojeni masën që ta keni në raftin tuaj për përdorim sa herë të dëshironi
Përbërësit e tjerë që duhen për të përgatitur kekun :
3 vezë
310 ml qumësht ose ujë (qumështi e bën kekun më të plotë)
113 gram gjalp i shkrirë jo i kripur ose vaj perimesh (gjalpi mundëson një kek më të plotë)
Ekstrakt Vanilje
Si Të Përgatisni Kekun :
Ngrohni furrën në temperaturë 176°C
Përzieni masën e thatë (nëse keni përgatitur më shumë përdorni 900 gram) me vezët, gjalpin ose vajin, qumështin ose ujin
Shënim – kjo masë përgatit një kek (22 x 33 cm), 2 kekë rrethorë (22 cm) ose 24 minikekë
Kekët duhet të piqen në furrën e ngrohur për 35 minuta, ndërkohë që minikekët kërkojnë rreth 20 minuta
Disa nga adhuruesit e çokollatës së bardhë më kërkuan të përgatisja një kek me çokollatë të bardhë, dhe ja ku jam këtu duke ndarë me ju një nga recetat e mia të pakta me çokollatë të bardhë. Dola në përfundimin se duhet të gatuaj më shpesh me çokollatë të bardhë !
Proçedura :
Ndiz furrën në temperaturë 180°C dhe shtroni me letër furre bazën e një tepise me hapje anësore (ose çfarëdo lloj tepsie që ju gjendet) me diametër 23-25 cm.
Shkrini 225 gram çokollatë të bardhë me gjalp në banjomari, duke e lënë pjesën tjetër të çokollatës për dekorin
Përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të formohet një masë dense dhe kremoze
Shtoni me ngadalë çokollatën e shkrirë, teksa vazhdoni të përzieni
Shtoni miellin dhe bajamet e shtypura.
Në një tas të pastër rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijojnë maja të forta
Bashkojeni këtë masë me brumin duke e përzier me kujdes nga poshtë – lartë në një kënd të gjerë
Piqeni masën për 45 minuta ose derisa të ngulni një kunjë dhëmbësh në mes dhe të dalë e pastër
Shkrini pjesën e mbetur të çokollatës së bardhë dhe shtojani sipër, mund të shtoni edhe copëza cokollate.