Receta Të ëmbla

Kek me Luleshtrydhe

ST-COVER

Kek me Luleshtrydhe

Unë i dashuroj luleshtrydhet sepse të japin mundësinë të bësh çdo gjë me to. Unë madje i përdor luleshtrydhet për të zbardhur dhëmbët, por kjo është një tjetër histori…

Mund ti konsumoni të gjalla ose të gatuara. Kombinuar me përbërës të ndryshëm ato bëjnë disa nga pjatat më të mrekullueshme.

Disa ide ku mund t’i përdorni : sallata; pasta të ftohta; rizoto; vakte mëngjesi dhe darkë; pije dhe koktejlje; ëmbelsira pa fund : biskota, minikekë, kekë, kremëra, tarta, ëmbelsira akulli etj.

Luleshtrydhet mbrojnë zemrën tuaj (sa më të kuqe të jenë aq më i lartë është faktori mbrojtës i tyre); mbajnë dhëmbët të shëndetshëm (ato luftojnë bakteret që kontribuojnë në prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve); ju ofrojnë vitaminë C me shumicë (240 gram luleshtrydhe të prera në feta ju sigurojnë 163% të dozës suaj të përditshme të vitaminës C) etj. Luleshtrydhet kanë rezultuar gjithashtu të jenë mbrojtës nga disa lloje kanceri; përfshirë këtu kancerin oral, atë të gjirit dhe të qafës së mitrës.

Për këto dhe arsye të tjera, unë besoj se luleshtrydhet janë më të mirat !

Receta të mëparshme në Kikiliciouss :

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C

Shtroni me letër furre një tepsi rrethore standarte ose një tepsi ëmbëlsirash me hapje anësore

Përzieni së bashku fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe miellin dhe lëreni mënjanë

Prini luleshtrydhet në gjysmë (nëse janë të vogla) dhe në feta (nëse janë të mëdha)

Shtoni 2-3 lugë gjelle miell dhe përzijini së bashku (kjo shtresë mielli absorbon disa nga lëngjet që lëshon fruti në momentin e pjekjes dhe mundëson qëndrimin e tij në vendin e pozicionuar nga ne)

Në një tas rrihni së bashku gjalpin dhe sheqerin deri në masë kremoze

Shtoni vezët një e nga një ndërkohë që përzieni masën

Shtoni qumështin dhe vaniljen dhe vazhdoni rrihni

Shtoni përbërësit e thatë dhe rrihni deri sa komponentët të jenë kombinuar

Derdheni brumin në tepsi dhe sheshojeni

Rregulloni luleshtrydhet sipër brumit në një shtresë të vetme, sa më afër njëra-tjetrës të jetë e mundur

Spërkatni 25 gram sheqer sipër luleshtrydheve

Piqeni kekun deri në pjekje të plotë (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër)

Lëreni të ftohet plotësisht

Sitni pak sheqer pluhur sipër përpara servirjes

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.