Receta Të ëmbla

Torte Akullore me Brownie

IMG_4444

Torte Akullore me Brownie

Kjo eshte nje nga recetat e mia te preferuara qe kam gatuar dhe provuar ndonjehere. Une e dashuroj cokollaten e zeze, brownie-t dhe sigurisht akulloren sic ju e dini fare mire, keshtu qe ky ishte kombinimi ideal i cfare mua me pelqen me se shumti. E thjeshte ne pergatitje dhe zgjedhja e duhur nese keni miq per darke te cilet doni ti surprizoni. Kjo do tua heqe mendjen, por sigurohuni te lini pak hapesire per te pasi nuk eshte dhe aq e lehte.

  • Mund te perdorni cfare akulloreje te deshironi
  • Mund te perdorni copa frutash me akulloren brenda saj, ose ta shtroni si nje shtrese me vete (une do te perdorja luleshtrydhe, por ne kete periudhe nuk gjenden ne treg)
  • Kur ta servirni, perdorni nje thike te mprehte dhe sigurohuni qe ta fshini/pastroni thiken mbas cdo prerjere, keshtu ju do te keni feta te pastra
  • Servireni me vere (Rose-ja do te ishte zgjedhja e duhur)

IMG_4406 IMG_4432 IMG_4476 IMG_4534

Shqip 1 Shqip 2

Procedura :

 

Ndiz furren ne temperature 175°C dhe shtro me leter furre bazen e tepsise me hapje (springform), ler menjane

Ne nje tas te vogel perziej se bashku ujin e ngrohte me kafen, ler menjane

Ne nje tas te madh rrih se bashku sheqerin dhe gjalpin/margarinen derisa masa te jete veshur me gezof

Shto vezet, ekstraktin e vaniljes, kafene dhe perziej se bashku derisa te jene kombinuar

Shto cokollaten e shkrire dhe vazhdo perziej

Shto perberesit e thate dhe perziej derisa cdo gje te jete miksuar (mos rrih me shume se cduhet)

Vendose brumin ne tepsine e pergatitur

Piqe per rreth 25 minuta ose derisa kur te ngulesh kunjen e dhembeve ne mes te brumit te dale me therrime te vogla te buta por jo brum i lagesht

Ftohe plotesisht

Perhap akulloren ne siperfaqen e browni-t te ftohur dhe lere ne akull per rreth gjysme ore

Pergatit ganashin e cokollates : Ne nje tenxhere te vogel vendos ajken e embel dhe kaloje ne vlim. Thyej cokollaten ne copa te vogla dhe vendose ne nje tas, shto siper ajken e nxehte dhe lere menjane per disa minuta. Rrih se bashku cokollaten derisa ajo te jete shkrire plotesisht

Vendose siper shtreses se akullores dhe mundohu ta sheshosh sa me shume te jete e mundur

Mbuloje me leter alumini (qe embelsira mos marre aromerat e ushqimeve te tjera) dhe lere te ngrije per disa ore ose gjate nates

IMG_4269 IMG_4275 IMG_4319 IMG_4337 IMG_4341

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.