Embelsira Banoffee

12/08/2014

Ka dicka te mrekullueshme rreth kombinimit te bananeve dhe karamelit, dicka te vecante qe me ben mua te ndihem e varur nga kjo embelsire !

  • Embelsiren mund ta dekorosh dhe me ajke te embel, duke formuar topa te vegjel me qesen e pasticerise tek  cdo rreth bananeje dhe me pas te sitni prap kakao mbi embelsiren
  • Mos e lini karamelin te forcohet me shume sec duhet pasi do tju jape nje teksture bezdisese ne goje teksa e konsumoni

IMG_1540 IMG_1546 Shqip

Procedura :

 

Thyej biskotat imet (me mikser ose me qese plastike dhe okllai)

Shto gjalpin e shkrire te ftote tek tasi i biskotave dhe perziej mire me gjalpin (me dore ose me luge)

Shtieje masen ne tepsi dhe me dore sheshoje ne menyre te barabarte(mund te perdoresh dhe nje mjet te sheshte si fundi i nje gote uji etj)

Ler menjane

Pergatit karamelin : shkrij 125 gram gjalp/margarine ne nje tenxhere dhe shto sheqerin

Vloje ne temperature te ulet dhe perzieje masen deri sa sheqeri te shperbehet

Sapo masa te kete filluar te shtohet dhe te flluskoje, shto qumeshtin e kondensuar dhe kalo ne vlim
Ul temperaturen e zjarrit dhe vazhdo te perziesh per rreth 3-4 minuta deri sa te arrije ne nje mase te lezetshme dhe pothuaj te trashe karameli

Hiqe nga zjarri dhe lere te ftohet

Shto karamelin e vaket ne bazen e biskotave dhe lere ne frigoref te mpikset

Pas mpiksjes, qero dhe pri bananet ne copa

Vendos bananet ne siperfaqen e embelsires dhe sit kakao mbi to

IMG_1447 IMG_1464

 

Fotografite nga Eranda Janku