Shurup Trendafili
August 23, 2014 2014-08-23 0:00Shurup Trendafili

Shurup Trendafili
Kjo eshte me shume gjasa nje nga gjerat me te shijshme qe ju do te provoni ndonjehere. Freskuese, e shijshme dhe shikoni cfare ngjyre te bukur ka. Une jam rritur me kete pije. Mbaj mend se si une grumbulloja trendafilat e duhur ne kopshtin tone me gjyshin tim dhe pastaj shkoja ne guzhine dhe e pergatisja me gjyshen time. Madje mund te konsumoja dhe ca petale gjate kohes se pergatitjes. Ky shurup nuk eshte vetem i shijshem dhe freskues, por eshte gjithashtu perberesi secret ne shume embelsira apo koktejle. Do t’ju tregoj disa prej tyre ne javet qe vijojne, por per tani le ta shijojme dhe te mesojme se si pergatitet ky shurup i thjeshte.
- Une po pergatis 2 litra shurup (por po jap instruksione per vetem 1 liter)
- Keshilla kyc e kesaj recete : Ju duhet te perdorni trendafila me arome te forte. Nuk mund ta pergatisni kete shurup me trendafila te blere (pasi ata jane vetem decorative)
- Keshilla kyc per te arritur ngjyren e kendshme; roze e ndezur : Ju duhet te perdorni trendafila me ngjyre te forte
- Limontosi pershpejton leshimin e ngjyres dhe shijes se petaleve te trendafilit, gjithashtu e ben shurupin majosh
Procedura :
Fut petalet e trendafilit ne shishen qe po perdorni
Shti ujin
Ne fund shto limontosin dhe mbyll shishen
Lere menjane per 12-20 ore
Ne momentin qe do te vini re qe shurupi ka leshuar ate ngjyren e kendshme atehere do te kuptoni se eshte gati
Pasi ta keni kuptuar kete gje duhet ta kulloni shurupin ne nje shishe tjeter
Nuk mund ta lini per me gjate shurupin ne te njejten shishe, sepse petalet e trendafilit do te kalben dhe prishin shijen dhe aromen
Kur ta servirni shtini sa sheqer ju nevojitet
Ju befte mire !
Fotografite nga Eranda Janku