Role Cokollate

25/08/2014

Kjo eshte nje nga recetat me te dashura ne menune time shtepiake dhe ate te punes. E lehte per tu pergatitur, freskuese, embelsira me e mire qofte ne ditet e nxheta te veres apo te ftohta te dimrit; me nje filxhan kafeje te nxhete apo me nje gote lengu te ftohte. Ajo qe me pelqen me se shumti rreth kesaj recete eshte se ti je i lire te luash me te, te vendosesh brenda cfare te pelqen qofte kjo fruta te fresketa, recelera apo marmelata te ndryshme, kremera me shije nga me te ndryshmet apo karamele e bombone te shijeve tuaja (pjesa tjeter ju mbetet juve) !

  • Pergatit kremin e mbushjes : 175 ml ajke e embel/175 gram krem djathi mascarpone/ ekstrakt vanilje ose likere te ndryshem qe deshironi. Rrih ajken ne maja te forta, shto mascarpone-n dhe ekstraktin qe po perdorni
  • Ne vend te ujit mund te perdorni kafe per ti dhene shtreses se kekut nje shije me te theksuar
  • Perdor nje maje kripe teksa rreh te bardhat e vezeve, kjo do te beje qe ato ta mbajne formen e tyre me se miri

IMG_1628

Shqip

Procedura :

 

Ndiz furren ne temperature 177°C dhe shtro me leter furre bazen e nje tepsie drejtekendore 25×38/30-45 cm duke lene 2-3 cm leter furre ne anet e tepsise

Shto ujin ose kafene tek cokollata dhe shkrieje ate ne banjo mari. Ler menjane

Vendos e verdhat e vezeve ne nje tas mesatar, shto sheqerin dhe rrih me rrahese dore derisa te verdhat e vezeve te kene marre nje ngjyre shume te zbehte dhe te jene dyfishuar ne volum

Me kujdes shto masen e cokollates ne masen e te verdhave te vezeve

Ne nje tas te paster vendos te baradhat e vezeve. Rrihi me pak kripe me rrahesen elektrike(te paster, laje perpara se ta perdoresh) deri sa te krijoje maja te ashpra

Shto 1/4 e te bardhave te vezeve ne masen e cokollates per ta bere me te lehte dhe perziej me kujdes nga anet masen per te mos i rene volume

Shto pjesen tjeter te te bardhave ne 3 pjese

Vendos brumin ne tepsine e pergatitur dhe shesho siperfaqen

Piq ne furren e nxehur per 15 minuta, ose kur shtresa e kekut te ndihet e thate (por shume e bute) te siperfaqe dhe kur ngul nje kunje dhembell ne mes del e paster (do te duket pak e papjekur plotesisht)

Lere menjane per disa minuta ne menyre qe te mpikset

Varet nga trashesia e shtreses suaj se kekut. Une e kam pergatitur te holle dhe ne kete menyre mund ta lini menjane hapin qe une do te shpjegoj poshte. Nese do te pergatisni nje shtrese me te plote atehere duhet ta ndiqni kete hap

Per nje shtrese me te trashe : Transferojeni shtresen e kekut permbys ne nje peshqir guzhine dhe qeroni letren e furres (mos u shqetesoni nese pjese e poshtme e kekut duket shume e erret, nuk eshte djegur, eshte thjeshte cokollata e zeze)

Vendos nje tjeter peshqir guzhine ne shtresen e qeruar dhe lere ashtu per 10 minuta

Ushtro pak presion me duart ne shtresen e kekut per te thithur lageshtine e tepert, por me shume delikatese

Transferoje shtresen e kekut ne nje leter furre te paster sepse do te jete me e lehte per te bere rrotullimin e saj me te, per me teper qe mund ta ruani ne frigorifer embelsiren te mbeshtjelle me letren e furres

Shtro kremin ne shtresen e kekut (e vendosni ju trashesine e kremit)

Sigurohuni qe te vendosni me shume krem ne anet e gjata te shtreses se kekut, dhe me pak ne ato te shkurtrat

Nis te rrotullosh rolene me kujdes nga njeri cep ne cepin tjeter duke nisur nga anet e shkurtra te saj, duke ushtruar pak presion teksa e rrotulloni

Mbeshtill me letren e furres qe po rrotullonit rolene dhe ruajeni ne frigorifer nese nuk do ta servirni ne moment

IMG_1486 IMG_1494 IMG_1592 IMG_1599

 

Fotografite nga Eranda Janku