Akullore me Cheesecake me Luleshtrydhe pa Makinë Akulloreje

06/08/2015

Akullorja është mikja jonë më e mirë kur bëhet fjalë për ditë të tilla të nxehta. Por shumica prej nesh stepen kur vjen puna për ta përgatitur akulloren vetë në shtëpi. Arsyeja kryesore është mospasja e një makine akulloreje në shtëpi.

Me këtë recetë ju nuk do t’ju nevojitet asnjë pajisje luksoze përveç disa tasave dhe duarve !

Kjo ëmbëlsirë e ngrirë është e përkryer për çdo kohë dhe ju do t’i bëni të gjithë të bien në dashuri me të. Kombinimi më i mirë: cheesecake dhe akullore. Dua të them, ç’mund të kerkoni më shumë ?!

  • Ju mund të përdorni frutat e tjera të pyllit në vend të luleshtrydhes (mango është një tjetër zgjidhje e mirë)

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset perb

Proçedura :

 

Rrihni ajkën e ëmbël deri sa të arrijë maja të forta (çfarë unë përgatita më parë) dhe lërni mënjanë

Thyeni biskotat në madhësinë e dëshiruar dhe lërni mënjanë (mua më pëlqen ti thërrmoj në copëza të vogla në mënyrë që të kem biskotë në çdo kafshatë)

Nëse po përdorni luleshtrydhe të freskëta përziejini ato mirë me reçelin dhe lërni menjanë

Në një tas të madh të pastër, përzieni së bashku kremin e djathit, qumështin e kondesuar dhe lëngun e limonit deri sa të arrini një masë homogjene dhe kremoze

Butësisht shtoni ajkën e rrahur tek masa e kremit të djathit

Përdorni një enë të madhe ose disa të vogla për të bashkuar të gjithë komponentët së bashku

Si të : spërkatni në fund të enës gjysmën e biskotave të thërrmuara. Shtieni gjysmën e bazës së akullores mbi biskotat. Shpërndani sipër gjysmën e masës së reçelit dhe luleshtrydheve. Spërkatni pjesën e mbetur të biskotave. Shtieni pjesën e mbetur të kremit dhe sipër tij pjesën e mbetur të luleshtrydheve.

Duke përdorur një thikv ose spatul, me ngadalë duke e ngulur thikën deri në fund të enës krijoni disa valëzime në formën e zig-zagut për të bërë të mundur përzierjen e të gjithë komponentëve së bashku

Mbylleni enën me kapakun e saj dhe lëreni në akull për të paktën 8 orë, mundësisht brenda natës

Procedura 1 Procedura 2 Procedura 3 Procedura 4 Procedura 5 Procedura 6 Procedura 7 Procedura 8

 

Fotografitë nga Eranda Janku