Receta Të ëmbla

Kek Çokollate Drejtkëndor – Loaf

CLC - COVER

Kek Çokollate Drejtkëndor – Loaf

Kjo recetë është kërkuar shumë që pas një fotoje që postova në profilin tim të Facebook. Një kek çokollate drejtkëndor/loaf, i thjeshtë për tu përgatitur dhe kaq i shijshëm. Mund ta sherbeni gjatë kohës së çajit si një kek i përditshëm ose mund ta çoni në një nivel tjetër duke i derdhur përsipër krem çokollate të zezë (klikoni KËTU për të lexuar recetën), dekorojeni me fruta pylli dhe pudroseni me sheqer pluhur në fund. Kaq fleksibël, ashtu si një palë xhinse, apo jo ?! Pjesa më e bukur është se mund ta ruani këtë kek për 4 ditë në temperaturë dhome nëse e izoloni/mbështillni të gjithën me letër celofoni. Kjo recetë nuk përmban fryrës ëmbëlsirash, prandaj mos e përdorni (ose do të keni brum në të gjithë furrën).

  • Klikoni KËTU për të lexuar recetën e Smoothie – Pije Rozë e Shëndetshme

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 163°C

Shtroni me letër furre ose lyeni me gjalp dhe miell një tepsi drejtkëndore të ngushtë (loaf) 22×11 cm

Përzieni së bashku miellin dhe kripën

Në një tas mesatar përzieni çokollatën dhe ujin që zien

Kur çokollata të nisë të tretet shtoni kakakon dhe përzijini të gjitha së bashku

Lëreni mënjanë të ftohet për disa minuta

Rrihni së bashku të dy llojet e sheqerit, vaniljen dhe gjalpin derisa të keni një masë kremoze

Shtoni vezët një e nga një duke e përzier brumin

Shtoni masën e çokollatës dhe vazhdoni rrihni brumin

Shtoni miellin ndërkohë që perzieni

Shtiejeni brumin tek tepsia e përgatitur

Tundni tepsinë (në lëvizje lart-posht) në banak për të liruar flluskat e ajrit

Piqeni kekun deri në pjekje të plotë për rreth 1 orë – 1 orë e 10 minuta (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër)

Rrotullojeni tepsinë në gjysmë të pjekjes

Lëreni të ftohet për 10 minuta në tepsi

Hiqeni kekun nga tepsia dhe lëreni të ftohet plotësisht në temperaturë dhome

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.