Krem Çokollate të Zezë – Ganache

22/03/2016

Kremi i çokollatës – Ganache është një nga “përbërësit” më të fuqishëm kur bie fjala tek pastiçeria. E bën çdo ëmbëlsirë të duket kaq e sofistikuar por nga ana tjetër dhe shumë të vështirë për tu përgatitur. Kaq e pavërtetë !

Kjo recetë e mrekullueshme kërkon vetëm dy përbërës dhe gjëja më e mirë rreth saj është se e njëjta recetë mund të përdoret në tre mënyra të ndryshme. Sot do t’ju tregojmë versionin “me derdhje”, por shumë shpejt do të postojmë dhe teknikën e përhapjes dhe të kremit të rrahur.

Ka 3 receta bazike kur flitet për kremin e çokollatës : Krem Çokollate të Zezë (më e lehta për tu përgatitur nga të treja), Krem Çokollate Qumështi dhe Krem Çokollate të Bardhë (më e vështira për tu përgatitur nga të treja). Duke nisur me çokollatën e zezë do të vazhdojmë dhe me versionet e tjera në episodet në vijim.

Kjo recetë mund të përgatitet në dy versione të ndryshme : mikrovalë ose sobë. Nëse jeni një person i paduruar (si ne) atëherë përdorni mikrovalën duke ndjekur hapat e shpjeguar më poshtë. Në të kundërt soba do të bëjë punë po njëlloj.

Ganache-Shqip

Versioni i Mikrovalës :

Vendoseni ajkën dhe çokollatën në një tas që duron nxehtësi

Vëreni në mikrovalë me intervale 1 minutë, duke e përzier për 2 minuta në mes tyre

Do ju duhet ta bëni 2-3 maksimumi këtë veprim

Përzieni derisa masa të mos ketë më çokollatë të patretur

MOS e lini çokollatën të shkrijë në mikrovalë për shumë gjatë pasi do të digjet

 

Versioni i Sobës :

Silleni ajkën në vlim të lehtë (kur të krijohen flluska në anë të tenxheres)

Fikeni nxehtësinë dhe shtoni çokollatën

Përzieni derisa masa të mos ketë më çokollatë të patretur

MOS e vloni më shumë se ç’duhet ajkën

 

Derdheni kremin e çokollatës mbi ëmbëlsirën e përgatitur

Pasi të keni përdorur masën e dëshiruar transferojeni kremin në një tas

Mbulojeni me letër celofoni duke u siguruar që letra ta prekë sipërfaqen e çokollatës

Ruajeni në temperaturë dhome nëse do ta përdorni sërish brenda ditës ose në frigorifer

Mund të ruhet në frigorifer për deri në një javë

Kur ta përdorni sërish mund ta ngrohni në mikrovalë deri sa të arrini konsistencën e dëshiruar

1-Ganache Procedura 2-Ganache Procedura 1

 

Fotografitë nga Eranda Janku