Parfe e Shëndetshme

Ushqimi shijon më shumë kur ndër të tjera edhe duket bukur, dhe ky është një fakt! Me shumë pak kujdes mund të kthejmë një vakt mëngjesor mëse normal siç është granola me kos e fruta, në një parfe të bukur, e cila të fton ta shijosh menjëherë!   Për këtë recetë do t’ju duhet granola […]

Banane Të Pjekura

Bananet e pjekura janë besoj receta më e thjeshtë dhe praktike. Përbërës që me shumë gjasa na ndodhen gjithmonë në shtëpi dhe për mua është zgjidhja ideale e ëmbëlsirës kur kam miq të papritur. Mjafton të jeni pak kreativ me vendosjen e ëmbëlsirës në pjatë, dhe do ta ktheni këtë recetë nga bazike në pjatë restoranti. […]

Tartë e Shëndetshme me Tërshërë

Kjo recetë është fryt i eksperimenteve të mia për të krijuar një vakt mëngjesor ndryshe, i cili do të bashkonte 3 përbërësit e mi të preferuar të mëngjesit: tërshërën, kosin dhe farat chia. Më ka marrë goxha deri sa arrita në teksturën dhe ëmbëlsinë që unë dëshiroja; por provat dhe mundimi u shpërblyen pasi të […]

Biskota Të Shëndetshme e Shpejta Pa Pjekje

Biskotat pa pjekje janë një nga zgjidhjet e mia të preferuara dhe të shpejta kur dua të konsumoj diçka të ëmbël, të shëndetshme dhe lehtësisht të përgatitshme. Jo gjithmonë kemi kohë të pjekim biskota në shtëpitë tona, prandaj kjo recetë është ideale. Në vetëm pak minuta çdo gjë do të jetë gati kështu që mos […]

Churros Shtëpie Të Pjekur

Churro (çurro, në shumës çurros) është një brum i ëmbël i skuqur. Brumi është i ngjashëm me brumin e profiterolëve. Churros janë tradicional në Spanjë dhe Portugali, nga ku dhe kanë origjinën. Duke qënë të skuqur ato thithin shumë vaj, prandaj unë sot vendosa të ndaj me ju versionin e tyre të shëndetshëm. Kjo metodë […]

Minikekë të Shëndetshëm me Kungull

Tetori, muaji i kungullit, është padyshim një nga muajt e mi të preferuar përsa i përket ushqimit. Këto minikekë të shëndetshëm me kungull po ashtu. Janë shumë të thjeshtë për tu përgatitur; një recetë e shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme.

Ëmbëlsirë me Pjeshkë

Kjo ëmbëlsirë me pjeshkë të freskëta jo vetëm që është shumë e shijshme dhe shëndetshme, por gjithashtu shumë e shpejtë në përgatitje. Mjafton të sillni të gjithë përbërësit në tryezën e punës dhe për 10 minuta do ta keni gati për pjekje. Në këtë mënyrë nuk do ta ndjeni të nevojshme të merakoseni nëse ju […]

Reçel me Luleshtrydhe dhe Fara Chia

Chia është një nga përbërësit që kam eksperimentuar shumë së fundmi. Farat chia (kia cilësuar në shqip) janë quajtur super-ushqim falë karakteristikave dhe të mirave që i sjellin trupit tonë. Ato janë të mbushura me acide yndyrore omega-3, të pasura me fibra dhe proteina dhe më e rëndësishmja për këtë recetë: jo vetëm që e […]

Puding Çokollate i Shëndetshëm Vegan dhe Pa Gluten

Falë një prej lexueseve të rregullta të Kikiliciouss u kujtova që ende nuk kisha postuar recetën time të pudingut me çokollatë. Kjo është një recetë ndryshe nga ato klasiket ku përdoret qumësht, çokollatë, niseshte etj. Ky puding nuk kërkon gatim, mjafton të keni një blender ose grirës ushqimor dhe do ta keni gati në pak […]

Topa Energjik Me Gjalp Kikiriku Dhe Çokollatë

Po e nisim vitin e ri me një recetë të shpejtë, të shëndetshme dhe tejet të shijshme. Këto topa energjik janë ideal për t’ju mbushur stomakun e për ta nisur ditën plot energji pozitive. Lehtësisht të transportueshëm dhe një recetë që nuk ju lë kurrë në baltë. Proçedura është shumë e thjeshtë dhe kërkon fare […]