Tartë e Shëndetshme me Tërshërë

15/09/2018

Kjo recetë është fryt i eksperimenteve të mia për të krijuar një vakt mëngjesor ndryshe, i cili do të bashkonte 3 përbërësit e mi të preferuar të mëngjesit: tërshërën, kosin dhe farat chia. Më ka marrë goxha deri sa arrita në teksturën dhe ëmbëlsinë që unë dëshiroja; por provat dhe mundimi u shpërblyen pasi të gjithë që e kanë provuar apo porositur e kanë pëlqyer tej mase.

Kjo tartë e shëndetshme është ideale për një mëngjes të shijshëm dhe për të cilin nuk keni pse ndiheni në faj.

Pjesa e brumit me bazë tërshëre është krokante pasi piqet, por do të jetë mbushja e kosit ajo që do ta zbusë bazën e tartës për ti dhënë shijen finale. Shtoni frutat që ju dëshironi për ti dhënë një prekje të fundit.

Healthy Oatmeal Tart 2 Healthy Oatmeal Tart 3 Healthy Oatmeal Tart 4 Healthy Oatmeal Tart 5 Healthy Oatmeal Tart 6

Proçedura:

 

Në një tas mesatar vendosni kosin grek, kosin e lëngshëm, farat chia dhe përzieni mirë masën.

Vendoseni në frigorifer për disa orë deri sa farat chia të jenë fryrë, ose brenda natës.

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Vendosni letër furre në tavën që do të piqni bazën e tartës (unë jam duke përdorur tavë rrethore 28 cm me hapje anësore)

Në një tas tjetër vendosni gjalpin dhe sheqerin kaf dhe rrihini me rrahës elektrik deri sa sheqeri pothuaj të jetë tretur.

Shtoni miellin, rrihni sërish me rrahës elektrik dhe në fund shtoni tërshërën e plotë të cilën e përzieni me spatul silikoni ose lugë druri.

Vendosni brumin në tavën e përgatitur dhe me spatulën ose të prapmen e një luge të lagur hapeni brumin njëtrajtësisht.

Piqeni deri sa të ketë marrë një ngjyrë kafe të artë dhe lëreni mënjanë të ftohet në temperaturë dhome.

Pasi të jetë ftohur plotësisht ndajeni tartën në 12 rracione (ose më shumë nëse i doni fetat më të holla).

*Kështu do të jetë shumë e thjeshtë për ta servirur. Tarta do të jetë shumë krokante në këtë fazë, por mos u shqetësoni.

Shtoni sipër masën e kosit dhe vendoseni në frigorifer për minimumi një orë para servirjes.

*Kjo do të bëjë të mundur që baza e tartës të zbutet nga kosi dhe shijet të bashkohen me njëra tjetrën.

Shtoni fruta sipas dëshirës sipër dhe servireni.

Healthy Oatmeal Tart 9 Healthy Oatmeal Tart 10 Healthy Oatmeal Tart 11 Healthy Oatmeal Tart 12

 

Fotografitë nga Eranda Janku