Kek Çokollate me Kinoa pa Miell

 

Ky kek çokollate me kinoa, pa miell, është një nga kekët më të butë që do të provuar ndonjëherë. Ka gatimin më të thjeshtë që keni parë dhe ju mbetet vetëm minutazhi i pjekjes për të shijuar një kek të tillë.

Receta si kjo, janë një shembull shumë i mirë se si mund ta përdorim dhe jemi kreativ me kinoan e gatuar. Uroj të mos jem e vetmja që sa herë vendos të gatuaj kinoa, ziej më shumë se ç’duhet dhe gjithmonë më mbetet tepër. Nëse nuk e gatuaj brenda 2 ditëve, ajo bëhet për tu hedhur dhe prandaj e sfidoj gjithmonë veten që të krijoj receta të ndryshme me atë çfarë më mbetet.

Continue reading “Kek Çokollate me Kinoa pa Miell”

Kek Karrote

Keku i karrotës është një nga recetat e mia më të dashura. Jo vetëm falë shijes së mrekullueshme që të ofron kombinimi i karrotës dhe kanellës, por sepse është pikërisht kjo recetë e cila më dha mua shtysë që të vazhdoj këtë rrugëtim të bukur. Kjo recetë është postuar në blogun tim të vjetër më 6 Shtator 2011 dhe pati një sukses i cili vazhdon dhe sot e kësaj dite. Është e habitshme se si ky blog vazhdon ende të lexohet. Ishte në fakt një nga lexueset e mia të rregullta që më dërgoi një mesazh javën e kaluar duke më sugjeruar ta ripostoja tek Kikiliciouss, duke qënë se ishte një nga ëmbëlsirat e saj të preferuara. Më bëhet qejfi që jeni ju ata që jo vetëm lexoni postimet e mia, por bëni sugjerime e më tërhiqni vëmendjen për shumë detaje që ne mund të na shpëtojnë; siç ishte pikërisht kjo recetë që unë kisha harruar ta postoja në web.

Donim që këtë recetë ta paraqisnim jo në mënyrën tradicionale “Kikiliciouss”, por me anë të një videoje Stop-Motion duke e bërë kështu më argëtuese dhe ndjellëse.

Kjo recetë është tejet e thjeshtë në gatim dhe me përbërës të cilët gjenden lehtësisht. Është nga të paktat receta që unë i kam qëndruar stoike duke mos e ndryshuar ndër vite. Kjo sepse mendoj që ky kek është ideal qoftë për ta konsumuar siç është, qoftë për ta kthyer në torta me kremëra të ndryshëm (siç kam bërë në video).

1 2 3

Përbërësit:

4 vezë

530 gram sheqer i bardhë

340 gram miell

115 gram vaj ulliri

125 gram vaj misri

1 lugë gjelle kanellë

1 lugë gjelle fryrës ëmbëlsirash

1 lugë çaji sodë buke

500 gram karrota te grira

 

Proçedura :

Ndizni furrën në temperaturë 150°C

Shtroni me letër furre një tepsi standarte ose me hapje anësore (25-30cm, formën e tepsisë vendoseni ju; mund ta piqni në një tepsi ose në 2 më të vogla)

Rrihni së bashku sheqerin dhe vezët deri sa sheqeri të jetë tretur dhe masa të jetë dyfishuar në volum

Shtoni dy llojet e vajrave dhe pasi ti keni përzier ato me rrahësin në punë shtoni fryrësin e ëmbëlsirave, sodën e bukës dhe kanellën

Bashkoni miellin me masën e lagur dhe rriheni deri sa të mos ketë më miell në sipërfaqe (mos e rrihni më shumë se ç’duhet)

Shtoni karrotat e grira dhe sigurohuni që gjithë masa të jetë homogjenizuar

Piqeni kekun ose kekët nëse e shpërndani brumin në disa tepsi, deri në pjekje të plotë (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër)

Lëreni të ftohet plotësisht

Sitni pak sheqer pluhur sipër përpara servirjes (opsionale)

Kikiliciouss Carrot Cake from Julia Janku on Vimeo.

Kikiliciouss Carrot Cake from Julia Janku on Vimeo.

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

Videoja nga Julia Janku

Kek Çokollate Drejtkëndor – Loaf

Kjo recetë është kërkuar shumë që pas një fotoje që postova në profilin tim të Facebook. Një kek çokollate drejtkëndor/loaf, i thjeshtë për tu përgatitur dhe kaq i shijshëm. Mund ta sherbeni gjatë kohës së çajit si një kek i përditshëm ose mund ta çoni në një nivel tjetër duke i derdhur përsipër krem çokollate të zezë (klikoni KËTU për të lexuar recetën), dekorojeni me fruta pylli dhe pudroseni me sheqer pluhur në fund. Kaq fleksibël, ashtu si një palë xhinse, apo jo ?! Pjesa më e bukur është se mund ta ruani këtë kek për 4 ditë në temperaturë dhome nëse e izoloni/mbështillni të gjithën me letër celofoni. Kjo recetë nuk përmban fryrës ëmbëlsirash, prandaj mos e përdorni (ose do të keni brum në të gjithë furrën).

Continue reading “Kek Çokollate Drejtkëndor – Loaf”

Kek I Thjeshtë me Çokollatë

Secili nga ne ka nevojë për një recete keku të thjeshtë me çokollatë në menunë familjare. Për vetëm me pak përbërës bazikë ju do të keni një kek shumë të shijshëm që mund ta përdorni kurdo !

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Shqip-Perberesit

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturën 150°C

Në një tas përzieni së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave dhe kakaon, lërni mënjanë

Në një tas të madh vendosni sheqerin dhe vezët

Rrihini ato së bashku derisa sheqeri të shpërbëhet dhe të përfundoni me një masë me fllucka

Shtoni miellin dhe përzieni

Shtoni gjalpin e shkrirë i cili nuk duhet të jetë i nxhetë dhe vazhdoni përzieni deri sa të keni një masë homogjene

Lyeni tepsinë me vaj misri ose spray gatimi

Piqeni kekun deri në pjekje të plotë, ose deri sa të ngulni kunjën e dhëmbëve dhe të dalë e pastër

C1 C2 C3 C4

 

Fotografitë nga Eranda Janku