Kek Djathi / Cheesecake Oreo Pa Pjekje

Do të gënjeja nëse do t’ju thoja që jam një njeri i fiksuar pas biskotave Oreo. Më pëlqejnë natyrisht, por gjithmonë e heq mbushjen nga biskota. Tejet e ëmbël për mua.
Kjo ëmbëlsirë ishte një kërkesë e një mikut tim të dashur i cili vizitoi Shqipërinë këtë verë. Ai duket qartë që është i dashuruar me këto biskota dhe natyrisht unë isha e gatshme për ti plotësuar dëshirën. Kërkova mbi ëmbëlsira të ndryshme me Oreo dhe përfundova me këtë kek-djathi / cheesecake të mrekullueshëm pa pjekje me Oreo. Një recetë e ndryshme e kekut të djathit nga ajo që unë dhe ju jemi mësuar të gatuajmë.
Të jem e sinqertë u preka nga fjalët e tij pas përfundimit të fetës së parë të cheesecake-ut. Do doja me gjithë zemër ta ndaja me ju mesazhin e tij, por ai preferon të qëndrojë personale dhe natyrisht unë do t’ia plotësoj dëshirën. Fjalët e tij, fjalët tuaja, komentet; ma zbukurojnë ditën dhe më frymëzojnë për të punuar çdo ditë e më shumë !

Continue reading “Kek Djathi / Cheesecake Oreo Pa Pjekje”

Akullore me Dy Përbërës pa Makinë Akulloreje

Të gatuarit e akullores në shtëpi nuk është më një mision i pamundur.Me këtë recetë nuk do t’ju nevojitet një makinë akulloreje, madje as soba. Vetëm një rrahëse elektrike dhe një tas; dhe nëse nuk ju gjendet afër as rrahësja elektrike mos u shqetësoni. Një rrahëse e thjeshtë dore dhe pak forcë krahu do të punojnë në mënyrë të përkryer.

Është e habitshme se si mund të keni një akullore të butë dhe kremoze vetëm me dy përbërës të thjeshtë. Pjesa më e bukur është se mund ta lini ashtu të thjeshtë, ose ta kombinoni me çfarë t’ju dëshirojë zemra.

Një recetë e thjeshtë, argëtuese dhe e shijshme. Çfarë mund të kërkoni më shumë ?!

Continue reading “Akullore me Dy Përbërës pa Makinë Akulloreje”

Biskota Të Pastra Me Tërshërë Pa Pjekje 

Kujt nuk i pëlqen të konsumojë biskota ?!

Këto jane biskota të shëndetshme pa pjekje të cilat duan vetëm 2 minuta për tu përgatitur. Pa sheqer apo yndyrë të keqe të shtuar, dhe ç’është më e rëndësishmja : janë shumë të shijshme. Mund ti konsumoni kurdo që të dëshironi : mëngjes, drekë, darkë apo zamër dhe nuk do të ndiheni aspak në faj. Çfarë mund të kërkoni më tepër ?

Continue reading “Biskota Të Pastra Me Tërshërë Pa Pjekje “

Erëzat e Tortës me Kungull

Unë e dua Tetorin, dhe e dini pse ? Sepse është muaji i kungujve. Më pëlqejnë tej mase recetat me kungull dhe sigurisht ëmbëlsirat e famshme me kungull ! Jam shumë e gëzuar të ndaj me ju receta dhe ide të tilla për këtë muaj të mrekullueshëm !

Kjo është më tepër një këshillë e shpejtë se si të përgatisni vetë në shtëpi erëzat për tortën me kungull. Sigurisht ju mund ti blini këto erëza në supermarket, por nëse nuk arrini dot ti gjeni (si unë për shembull) atëherë mund ta pergatisni vetë këtë recetë dhe ta ruani në një kavanoz të vogël erëzash, gati për ta përdorur kurdo që do ju nevojitet.

Erëzat e Tortës me Kungull janë një përzierje erëzash të ndryshme të përdorura në ëmbëlsira dhe pije të ndryshme si Torta e Kungulit, Qumështi i Kungullit etj. E dashuroj aromën, shijen dhe ngrohtësinë që këto erëza percjellin tek unë. Më shumë gjasa kjo është erëza ime e preferuar për sezonin vjeshtë-dimër, pasi ka një aromë të mrekullueshme kanelle dhe jo vetëm që më bëjnë të ndihem si në shtepi, ngrohtë dhe rehatshëm.

Kjo përzierje është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe do të jetë një shpëtues kohe kur të vijë çasti i përgatitjes së recetave të tjera. Në këtë post po ju tregoj përbërësit për një sasi të vogël, por ju mund ta shumëfishoni këtë sasi sipas dëshires në mënyre që të keni një masë të konsiderueshme erëze e cila mund të përdoret në shumë receta që unë do t’ju tregoj në artikujt e ardhshëm. Ndjehuni të lirë ta përgatisni vetë dhe më besoni, do të jenë erëzat tuaja të prefuara për këtë periudhë viti.

Continue reading “Erëzat e Tortës me Kungull”

Karamelet PayDay – Receta E Pastër

Të gjithë e njohin të famshmen PayDay. PayDay është një lloj karameleje e përbërë prej kikirikësh të kripur, që rrethojnë një qendër prej karameli. E mbushur me kikirikë, proteina, sheqer dhe kripë, kallëpi i karrameles siguronte një sasi të konsiderueshme glukoze që nuk e lejonte stomakun të ulërinte nga uria. Por, ekziston një version më i shëndetshëm i kësaj ëmbëlsire që shijon po njelloj.

Continue reading “Karamelet PayDay – Receta E Pastër”

Receta e Tiramisu

Duke qënë se tani jam në Gioiosa Marea, Siçili (Itali), doja të ndaja me ju recetën e një ëmbëlsire tradicionale Italiane.

Emri i kesaj recete, “tiramisu”, do te thote “me ngri lart” apo “me co lart” dhe u krijua fillimisht ne vitin 1960. Une e kam gatuar Tiramisu-ne prej 3 vitesh dhe kam provuar shume receta te ndryshme, duke kerkuar per me te miren, “perfekten”, dhe mund t`ju them me kenaqesi se: Ja ku eshte !

Me pelqen shija e lehte e kesaj embelsire dhe kombinimi i djathit mascarpone me shijen e kafese.  Receta ime eshte shume e lehte, dhe si perfundim do te keni plot Tiramisu per ju dhe miqte tuaj (mund te pergjysmoni masat per nje sasi me te vogel Tiramisu-je). Por megjithese receta eshte e thjeshte, ka disa truke per te arritur konsistencen perfekte te Tiramisu-se!

Continue reading “Receta e Tiramisu”