Receta e Tiramisu

03/09/2014

Duke qënë se tani jam në Gioiosa Marea, Siçili (Itali), doja të ndaja me ju recetën e një ëmbëlsire tradicionale Italiane.

Emri i kesaj recete, “tiramisu”, do te thote “me ngri lart” apo “me co lart” dhe u krijua fillimisht ne vitin 1960. Une e kam gatuar Tiramisu-ne prej 3 vitesh dhe kam provuar shume receta te ndryshme, duke kerkuar per me te miren, “perfekten”, dhe mund t`ju them me kenaqesi se: Ja ku eshte !

Me pelqen shija e lehte e kesaj embelsire dhe kombinimi i djathit mascarpone me shijen e kafese.  Receta ime eshte shume e lehte, dhe si perfundim do te keni plot Tiramisu per ju dhe miqte tuaj (mund te pergjysmoni masat per nje sasi me te vogel Tiramisu-je). Por megjithese receta eshte e thjeshte, ka disa truke per te arritur konsistencen perfekte te Tiramisu-se!

  • Kombinoni kafene ekspres me konjak dhe sheqer, duke u siguruar qe sheqeri te shperbehet. Une perdor konjak Vecchia Romagna.
  • Kur pergatisni ekspresin, vereni ne nje pjate (jo te terin, por pak nga pak) – kjo e ben te lehte lagien e biskotave.

6

Proçedura :

 

Në një tas mesatar vendosni të verdhat e vezëve dhe shtoni sheqerin.

Rrihni së bashku me rrahëse elektrike, deri sa masa të jetë trefishuar dhe zbardhur në ngjyrë.

Shtoni Mascarpone-n dhe vazhdoni rrihni deri sa masa të jetë homogjene.

Në një tas tjetër rrihni ajkën e ëmbël deri në maja të forta.

Bashkoni së bashku masat duke u siguruar që kremi final të jetë i njëtrajtshëm.

Filloni të asambloni Tiramisu-në në një tavë qelqi ose në enë individuale.

Shtoni pas krem në sipërfaqen e enës, lagni biskotat Savoiardi me kafen dhe vendosini një nga një në tavën e qelqit, ngjitur njëra me tjetrën.

Pasi të keni mbaruar shtresën e parë shtoni krem (jo shumë) dhe shpërndajeni masën me një lugë ose spatul në mënyrë që sipërfaqja të jetë e sheshtë.

Sigurohuni të mbushni me krem të gjitha vrimat e krijuara, përndryshe ajri do të depërtojë në Tiramisu dhe do t’i bëjë biskotat të mos kenë shijen e duhur.

Me një sitë pluhurosni sipërfaqen me kakao të hidhur.

Përsërisni veprimin me biskotat duke i vendosur në krahun e kundërt në krahasim me shtresën e parë.

Shtoni përsëri krem duke u siguruar që kjo shtresë finale të ketë një masë më të trashë kremi.

Sigurohuni që sipërfaqja e Tiramisu-së të jetë e sheshtë dhe mirë-shpërdarë.

Lëreni në frigorifer për minimumi 6 orë ose përgjatë natës.

Para se ta servirni pluhurosni sipërfaqen me kakao.

Ju rekomandoj që të pluhurosni vetëm copëzat që do të servirni, jo të gjithën. Kjo sepse në të kundërt Tiramisu-ja nuk do të rrojë më shumë se 1-2 ditë.

Shënim : Tiramisu-ja mund të rrojë në kushtet e duhura në frigorifer deri në 5 ditë.

1 2 3

 

Fotografite nga Eranda Janku