Biskota me Gjalp Kikiriku
September 17, 2014 2014-09-17 0:00Biskota me Gjalp Kikiriku
Biskotat me Gjalp Kikiriku jane nje nga recetat e mia te preferuara te bera me gjalp kikiriku. Krokante dhe pak elastike, oh c’mrekulli ! Keto biskota do te jene gjithashtu te preferuarat e femijeve sikurse ata mund te ndihmojne teksa pregatisni keto kafshata te embla !
- Mund te shtosh kikirike te copetuar nese deshiron; te kripur ose jo e vendosni ju
- Mund te lyeni siperfaqen e biskotave me gjalp kikiriku te bute dhe me pas ti zhysni ne cokollate te zeze ne gjysme
Procedura :
Ndiz furren ne temperature 176°C dhe shtro ne 2 tepsia biskotash letra furre dhe lere menjane
Ne nje tas vendos te dyja llojet e sheqerit me gjalpin dhe rrihi se bashku per 3-4 minuta derisa te krijohet nje mase e trashe dhe e kendshme, ne ngjyre te hapur dhe kremoze. Kjo ben nje ndryshim te madh ne biskotat tuaja, ju premtoj
Shto vezen dhe vaniljen dhe vazhdo te perziesh
Shto gjalpin e kikirikut dhe bej te njejten gje, perziej derisa masa te jete kremoze
Shto kripen dhe fryresin e embelsirave tek mielli, perzieji mire dhe shtoja brumit. Duhet ta shtiesh miellin luge me luge gjate kohes qe je duke e perzier, eshte shume e rendesishme dhe ndikon ne teksturen e biskotes
Jepi dhe nje te perzier me spatulen duke siguruar qe cdo gje eshte perzier sic duhet
Duke perdorur nje luge akulloreje te vogel ose 2 luge normale shperndaje brumin ne letren e furres, duke u siguruar qe ti shperndani masat larg njera tjetres pasi brumi gjate pjekjes do te hapet
Sheshoji pak biskotat me gishta (me kujdes)
Duke perdorur nje pirun bej forme crisscross(me kutiza) ne cdo biskote
Piqi biskotat 15-18 minuta ose kur te kene marre ngjyre kafe te arte ne ane
Lerini biskotat te ftohen ne letren e furres per 5 minuta dhe me pas vendosini diku tjeter duke i lene mundesine te ftohen plotesisht
Fotografite nga Eranda Janku