Healthyliciouss Receta Të ëmbla Të shpejta & pa kosto

Akullore e Paster

IMG_7088

Akullore e Paster

Kjo recete eshte padyshim nje perfaqesim ideal i kategorise tone “Healthyliciouss”. Kjo sepse mund te kesh pa u lodhur shume nje recete sa te shendetshme, te thjeshte dhe shijshme!
Njerëzit pelqejne ushqimin e shijshem por shpesh ky nuk eshte i paster dhe i shendetshem. Kjo eshte nje kontradikte e cuditshme. Shume njerez ndihen me se shumti te stresuar dhe ne dilema te medha rreth kesaj teme. Keshtu qe ata zgjedhin shpesh here te justifikohen nga logjika se ushqimi i paster nuk ka aspak shije te mire. Por kush e tha kete ? Une kundershtoj ne menyre absolute. Ne praktiken time te perditshme ne guzhine shpesh drejtohem tek recetat e pastra dhe shendetshme. Dhe nese keto receta do te pergatiten me kujdes, dashuri dhe formulen e duhur; produkti final do te jete po aq i shijshem dhe perfekt sa recetat e bazuara tek sheqeri. Le te marrim shembullin e akullores. Eshte nje shembull i mire pasi te gjithe e pelqejne akulloren, por pothuaj te gjithe e konsumojne me pishmanllek pasi nuk eshte i shendetshem dhe dietik. Por ka ende shprese…

Kjo recete ka permbajtje dhe teksturen e akullores, por jo llojin e perpunuar, plote me sheqer dhe konservante. Nuk ka sheqer (vetem sheqerin natyral nga fruti), qumesht dhe aspak yndyre ! Dhe c’eshte me e rendesishmja eshte e SHIJSHME ! Mund ta konsumoni per mengjes, dreke apo darke.

  • Nese griresi (blenderi) juaj nuk i perballon dot bananet e ngrira, nuk ka problem !Perdorni banane ne temperaturen e dhomes dhe ngrijeni akulloren me vone. Lexoni me shume tek instruksionet me poshte

IMG_7114 IMG_7126 Shqip

Procedura :

 

Vendos bananet e ngira (ose jo), gjalpin e kikirikut dhe pluhurin e kakaos ne grires (blender)

Grij derisa masa te jete kremoze dhe e bute

Nese po perdorni banane te ngrira atehere do jete gati qe ta konsumoni ne moment, nese jo mund ta vendosni masen ne akull per disa ore derisa te arrije permbajtjen e akullores

IMG_5749 IMG_5755

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.