Biskota Të Pastra Me Tërshërë Pa Pjekje
November 11, 2014 2014-11-11 0:00Biskota Të Pastra Me Tërshërë Pa Pjekje

Biskota Të Pastra Me Tërshërë Pa Pjekje
Kujt nuk i pëlqen të konsumojë biskota ?!
Këto jane biskota të shëndetshme pa pjekje të cilat duan vetëm 2 minuta për tu përgatitur. Pa sheqer apo yndyrë të keqe të shtuar, dhe ç’është më e rëndësishmja : janë shumë të shijshme. Mund ti konsumoni kurdo që të dëshironi : mëngjes, drekë, darkë apo zamër dhe nuk do të ndiheni aspak në faj. Çfarë mund të kërkoni më tepër ?
- Mund të shtoni copëza çokollate nëse dëshironi
Proçedura :
Vendos gjalpin e kikirikut, bananen e prerë në copa, mjaltin, pluhurin e kakaos, kripën dhe qumështin në një blender
Pulso derisa çdo gjë të jetë përzier së bashku
Shtieje këtë masë të trashë mbi tërshërën dhe përziej
Formo me brumin topa biskotash në një letër furre mbi një tepsi biskotash
Shto disa copa çokollate sipër nëse dëshiron
Vendosi këto biskota në frigorifer për të paktën 2 orë
Fotografite nga Eranda Janku