Uji Detoksikues dhe Përfitimet E Tij

09/11/2014

Pirja e ujit ndihmon çdo ditë në largimin e toksinave nga trupi, por me disa përbërës të thjeshtë, mund ta shndërroni ujin në një detoksikues dhe të merrni edhe më shumë përfitime. Kjo është dicka që mund të bëni çdo ditë, apo si pjesë të një strategjie më të gjerë detoksikimi.

Përfitimet e ujit detoksikues :

– Transporton nutrientët dhe oksigjenin

– Mbron organet dhe i bën ata të funksionojnë optimisht

– E mban lëkurën tuaj të re dhe të freskët

– Rregullon temperaturën e trupit (e rëndësishme për të ndenjur ngrohtë gjatë periudhës së dimrit)

– Vepron si kundër dehidratues ndaj kafesë, alkoolit, ilaceve dhe ushtrimeve trupore

– Lubrifikon ligamentet

– Energjizon muskujt

– Mban lëvizjen e zorrëve të rregullt

– Bën ta ndjeni stomakun më të mbushur (dhe ndihmon në humbjen e peshës)

– Ndihmon që të mendoni në mënyrë më të qartë

IMG_6918

Ajo që e bën ujin detoksikues kaq të mrekullueshem, është fakti se ju po e furnizoni trupin tuaj me uje të pastër që i është dhënë një shije e lehtë nga frutat e freskëta dhe barërat, të cilat gjithashtu në vetvete përmbajnë ujë në mënyrë natyrale! Ujërat detoksikues janë superiorë ndaj “ujërave me vitamina”, të cilat janë të përbërë nga ngjyrues artificialë dhe vitamina kimikate, dhe sigurisht shumë më superiorë se sodat dietike që janë të mbushura me kolorues karameli dhe aspartame. Ujërat deteksikues janë të mirë edhe për ata që janë mërzitur nga uji i thjeshtë, që në fakt mund të tingëllojë si një llastim, por ndodh, sidomos në rastet kur dieta juaj ditore përmban një konsum të lartë të ujit.

Shënim:Çdo përbërës i shtuar në ujin detoksikues do të sigurojë përfitime të ndryshme, kështu që kini pararysh t`i zgjidhni përbërësit sipas qëllimeve tuaja specifike.

Përfitimet e recetës sime:

Limoni ndihmon për të pastruar sistemin e tretjes se ushqimit

Shalqiri e ndihmon trupin të largojë toksinat

Borziloku është i pasur me antioksidantë

Metoda :

Vendos në një masë të vogël uji shumë kubikë akulli dhe fusni brenda përbërësit që ju dëshironi. Lëreni në frigorifer ujin për të paktën 4 orë.

Nëse jeni në udhëtim dhe skeni mundësinë e të vendosurit në frigorifer, kalojeni këtë fazë duke e marrë shishen apo enën tuaj me vete

Nëse keni ditë aktive dhe të gjata pune, përgatiteni ujin tuaj para se të flini dhe të nesërmen e keni gati

IMG_6895 IMG_6904

 

 Fotografite nga Eranda Janku