Brownie

04/11/2014

Janë gjithsej 3 lloje Brownie : Brownie Kek, Chewy Brownie (brownie elastik, i cili të krijon ndjesinë e këndshme të përtypjes) dhe Fudge Brownie (Brownie i cili është më i butë dhe i lagësht në përmbajtje, nuk është totalisht i pjekur dhe krijon idenë e ngjitjes në gishta) Mendoj se Brownie im duket si keku Lava kur është i ngrohtë (të cilin kur e çan në mes derdh masën e çokollatës) dhe Fudge Brownie kur ftohet, një kombinim me të vërtetë shumë interesant.

  • Nëse brownie juaj duket shumë i lënkundshëm kur e hiqni nga furra, mos u trëmbni është normale
  • Sigurohuni të ftohet plotësisht para servirjes, përndryshe nuk do të keni feta të prera pastër
  • Mund ti servirvi këto feta me akullore, luleshtydhe ose ajkë të rrahur (disa ide, të tjerat po jua lë juve në dorë)

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Shqip Shqip 2

Proçedura :

 

Ndiz furrën në temperaturë 175°C

Përziej së bashku miellin, pluhurin e kakaos dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe lër mënjanë

Në një tas rrih së bashku gjalpin dhe sheqerin deri në masë kremoze

Shto një nga një vezët duke e rrahur brumin

Shto çokollatën e shkrirë dhe pasi ta kesh perzier shto përbërësit e thatë

Piqe në furrën e ndezur për 35 minuta

Përgatisni ganashin (5 minuta para se të hiqni nga furra brownie-n) : Në një tenxhere shto ajkën dhe lëre të ziejë. Shto çokollatën dhe përziej së bashku

Derdhe ganashin e ngrohtë në menyrë të njëtrajtshme sipër brownie-t të sapo nxjerrë nga furra dhe lëre të ftohet plotësisht

Vendose në frigorifer për 1 deri në 2 orë dhe më pas jeni gati ta servirni

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografite nga Eranda Janku