Këto biskota karrote me tërshërë janë perfekte për një mëngjes të shpejtë dhe shijshëm, e pse jo dhe si zamër përgjatë vakteve. Çfarë është më e bukura, është se këto biskota mund ti keni gati në shumë pak kohë, duke qënë se proçedura kërkon shumë pak minuta të ekzekutohet.
Tag: Recete
Sallam Çokollate e Bardhë
Sallami i çokollatës është një nga ato ëmbëlsira me të cilat unë jam rritur. Me kalimin e kohës janë shtuar përbërës të ndryshëm të cilët bëjnë diferencën në shijen finale. Tradicionalisht biskotat janë të copëtuara dhe jo të bluara, por kjo recetë na jep fleksibilitetin që të ndërhyjmë dhe ta personalizojmë.
Receta e Granola-s
Unë e dashuroj granola-n, por shumë rrallë versionet që gjenden në dyqane. Ato përmbajnë shumë sheqer dhe në fund të vaktit unë ndihem e tejmbushur dhe kam nevojë për ujë. Është bërë një kohë e konsiderueshme tashmë që kur unë kam hequr dorë nga versionet e nxjerra në treg, dhe kam nisur ta përgatis vetë në shtëpi. Jam shumë më e lumtur dhe është më qejf kur e gatuan këtë produkt në shtëpi, mund të shtosh çfarë do përbërësi që dëshiron !
Proçedura :
Ndizni furrën në temperaturën 148° C
Në një tas të madh përzieni së bashku tërshërën, bajamet, sheqerin kaf, kripën, arrat dhe kanellën
Lërni mënjanë
Në një tas tjetër të madh përzieni së bashku mjaltin, vaniljen dhe vajin e perimeve
Shtijeni mbi përbërësit e thatë dhe përzieni së bashku
Hapeni masën në mënyrë të njëtrajtshme në një tepsi biskotash 26×38 cm
Piqeni granolën për 35-40 minuta duke u siguruar që ti jepni një të përzier çdo 10 minuta, kjo për një pjekje të barabartë
Sapo ta nxirrni nga furra, shtoni rrushin e thatë dhe boronicat e kuqe
Vendoseni në një ene hermetike dhe përdoreni kurdo
Fotografitë nga Julia Janku
Biskota “Truffle” Me Çokollatë
Çokollatë, çokollatë, çokollatë – tri herë çokollatë. Ç’mund të kërkosh më shumë ? Këto biskota të errëta do ju shpërthejnë në gojë duke ju dhënë kënaqësi dhe humor të mirë për të vazhduar ditën të buzëqeshur.
- Ju rekomandoj të përdorni 350-380 gr sheqer dhe jo 460 gr!