Dardhë e Zier Në Verë Të Kuqe

05/06/2018

Artikulli “Një Arsye Më Shumë Për Të Dashuruar Verën” na bëri të kuptojmë që nuk kemi ndarë me ju asnjë recetë ëmbëlsire me bazë verën, edhe pse shpesh gatuajmë të tilla. Me këtë rast, falenderojmë Aroma Therapy për frymëzimin!

Ajo që po ndajmë sot me ju është një recetë klasike, tepër e thjeshtë, të cilën shpesh na qëllon ta gatuajmë në shtëpi. Diferencën si do që të jetë, e bën shija e dardhës dhe përzgjedhja e verës. Duke qenë se kjo recetë është përgatitur nga Eranda, e cila momentalisht është në Portugali, vera e përzgjedhur është ajo vendase, Red Porto Wine Ruby, e cila është veçanërisht e ëmbël, ndaj dhe sasia e sheqerit të përdorur është në raportin 1/3 me atë të një recete me verë të thjeshtë të kuqe.

  • Në rast se jeni duke përdorur një verë jo shumë të ëmbël shtoni dozën e sheqerit, nga 15 gram ne 45-60 gram.

Red Wine Poached Pears 2 Red Wine Poached Pears 3 Red Wine Poached Pears 4

Proçedura:

 

Qëroni lëkurën e dardhave, por duke ruajtur bishtin bashkë me trupin.

Vendosni në tenxhere verën, sheqerin, vaniljen, kanellën, lëngun e limonit dhe sillni masën në vlim.

Ulni zjarrin dhe shtoni dardhat duke i lënë të gatuhen për 10-15 minuta nga çdo krah.

Qëndojini në kokë pasi nuk duhet që lëngu të nxehet më shumë se ç’duhet dhe të avullojë. Kjo do të sjellë ngjitjen e dardhave në fundin e tenxheres.

Kur dardhat të jenë gatuar, lëvizini nga tenxherja dhe lërini të ftohen.

Shurupin e verës ruajeni për tia derdhur sipër kur ta servirni.

 

Thërmoni 5 biskota me shije kanelle dhe vendosini tek pjatat servirëse. Vendosni dardhat sipër dhe derdhi pak nga shurupi i verës para se ti shërbeni.

Red Wine Poached Pears 6

 

Fotografitë nga Eranda Janku