Një Arsye Më Shumë Për Të Dashuruar Verën

26/05/2018

Është e habitshme se sa shumë gjëra mund të bëhen vetëm me një produkt, sa dimensione ai ka dhe si mund të përpunohet apo të sillet deri tek konsumatori, që jemi ne.

E bëj këtë hyrje sepse në këtë postim do të flasim për “Vino Therapy”, një linjë produktesh kozmetike përgatitur me verë. Më intrigoi shumë idea, e nisa të pyes veten si mund të arrihet një produkt i tillë, të mirat që sjell tek lëkura etj etj. Por para se të futemi tek Vino Therapy, dua të prezantoj brandin që fshihet pas.

 

Aroma Therapy është një brand shqiptar që merret me prodhimin e produkteve kozmetike natyrale duke përdorur vajra esencial marrë nga trevat e Shqipërisë. Ka disa linja produktesh: për fytyrën, për trupin, për flokët; me përzierje të vajrave esecial me veti terapeutike të ndryshme (si prsh pastruese, detoksifikuese, rifreskuese, rigjeneruese etj).

Theksi i këtij brandi bie mbi 2 pika kyçe: mbrojtja e produkteve krejtësisht natyrale, sipas të gjithë protokollit të AIA (Aroma Therapy Internacional Associate), ku nuk përmbajnë spf, kimikate, ngjyrues, konservante; dhe tek rëndësia e anës terapeutike e të gjithë vajrave të përdorur.

Aroma Therapy sjell fare thjeshtë SPA-në në shtëpinë tuaj, madje mund ta vendosn ju atomosferën (“the mood”) që dëshironi duke kombinuar produktet (scrub, kripën për vaskë, bath bombs, aromatizuesin për ambjentin, kremrat e ndryshëm etj).

 

Vino Therapy është një linjë produktesh e cila është e bazuar në ekstraktin e verës së kuqe, duke përzgjedhur jo pa qëllim një brand autentik shqiptar. Ekstrakti i verës së kuqe përmban pak fara, lëkurën dhe tulin e rrushit të cilat përmbajnë sasi mjaft të lartë resveratroli, një oksidant mjaft i fuqishëm i cili kur përdoret nëpërmjet produkteve të kozmetikës lufton radikalet e lira duke i dhënë shëndet dhe bukuri lëkurës. Dhe pse quhet “Vino Therapy” duhet qartësuar që nuk ka aspak përmbajtje alkoli. Në vetvete kjo linjë është mjaft e pasur por duke shtuar vajrat esencial të Aroma Therapy, arrihet cikli 360 i kujdesit të lëkurës.

Produktet e kësaj linje të re janë 4: kremi i fytyrës, scrubi i fytyrës, krem trupi, scrub trupi.

 

Më pëlqen të shoh dhe përkrah brande Shqiptare që jo vetëm janë në treg për të na ofruar produktet e tyre me këtë filozofi, por ndërgjegjësojnë publikun. Çfarë hamë, çfarë i vendosim lëkurës, si reagon trupi dhe pse? Pyetje shumë të rëndësishme që jo të gjithë i marrin përsipër të shpjegojnë dhe të kenë durim për të patur një reagim mbrapsht!

 

Motoja e Aroma Therapy është “Dhe lëkura juaj do ta dashurojë”, prandaj si thoni që ta provojmë dhe lëkura të na e thotë vetë?!

Vino Therapy 2 Vino Therapy 3 Vino Therapy 4 Vino Therapy 5 Vino Therapy 6

 

Fotografitë nga Eranda Janku