Ditar

Çfarë Më Mësoi 22 Vjetori

HappyBirthday1

Çfarë Më Mësoi 22 Vjetori

Të festuarit e ditëlindjes është gjithmonë një ditë e shënuar, dhe kjo jo sepse është dita kur unë jam në qendër të vëmendjes, por sepse mund të bdaloj e të bëj një përmbledhje të vitit që ka kaluar. Dhe kur ai vit ka qenë i mbushur plot me surpriza, projekte të bukura, momente të vështira por të frytshme, bëhet akoma më emocionuese.

Ky vit që kaloi mund të them me bindje se ishte një nga më të bukurit që kam kaluar në këto 22 vite jete. Kaloi aq shpejt ama, sa më duket sikur dje mbusha 22 e sot u bëra 23.

 

Vetëm kur ndalon për një moment të hedhësh vështrimin mbi çdo gjë që ke bërë e kupton realisht rëndësinë e secilës prej tyre, prandaj sot dua të ndaj me ju në këtë artikull “Çfarë më mësoi 22 Vjetori”:

 

Mbi të gjitha, mos harro, merr frymë thellë dhe lëre të shkojë! Duke qenë një natyrë që gjithmonë dua të kem projekte në duar e ta zë kohën me aktivitete të ndryshme, shpesh herë bëhet më e lodhshme se ç’duhet të jetë, madje deri diku mbytëse. Populli thotë “2 kunguj nën sqetull s’mund të mbahen”,e keshtu këtë vit kam kuptuar se është në rregull të mos marrësh çdo përgjegjësi apo projekt. Ndonjëherë duhet thjesht të marrësh frymë thellë, të ndalosh për një moment dhe të bësh një llogaritje të thjeshtë, në mënyrë që t’i japësh vëmendjen e duhur edhe qetësisë mendore e fizike.

 

Nuk ka gabime, më shumë se sa mësime. Cdo rrugëtim i yni, na çon diku, por duhet mbajtur mend se në fund të fundit është vetë rrugëtimi ai që ka rëndësi më të madhe se një perfundim i hidhur apo i lumtur. Rëndësi ka të mësojmë nga eksperiencat që ne kalojmë, dhe për mua ky vit ka qenë i mbushur plot me mësime të vyera që më shtyjnë ta shoh rrugën time më pastër e qartë.

 

Megjithate, përpos dëshirës dhe lirisë, disa gjera thjesht duhen bërë! Ky në fakt është një nga ato ‘mësime’ që do ta mbaj vëth në vesh. Duke qenë një njeri që gjithmonë kam punuar për veten time, deri diku e kam patur më të thjesht për të vendosur dhe çfarë dua apo nuk dua të bëj, POR (ka gjithmonë një por apo jo) disa gjëra thjesht duhen bërë. Detyra, vendime, veprime nuk ka shumë rëndësi, rëndësi ka që jeta nuk është vetëm mbi atë çfarë duam, por dhe mbi atë që duhet të bëjmë për të arritur atë që duam.

 

Mos kini frikë të dështoni, është pjesë e proçesit. Një nga gjërat më të vështira që njerëzit duhet të kapërdijnë është dështimi. Por mos kini frikë nga ai, kini frikë nga suksesi i menjëhershëm dhe pa mësime. Të dështosh do të thotë që je duke mësuar e të mësosh do të thotë që je në rrugën e duhur për të arritur misionin tënd. Nuk është e nevojshme për ta thelluar shumë këtë ‘leksion’ apo për t’i veshur një rëndësi më të madhe nga ç’duhet. Rëndësi ka që të shohim përtej gabimeve, të ecim përpara duke përmirësuar çdo ditë diçka të vogël.

Dështimet e mia për këtë vit?!

Mos realizimi i disa projekteve të rëndësishme të Kikiliciouss. (P.S: ia kam vënë kusht vetes që brenda 2018 duhet t’i mbyll)

Vonesa në lançimin e website-t të ri të Kikiliciouss (por fatmirësisht në fillim të Qershorit do të jetë gati).

 

Thonë se më shumë frikë se dështimi, njerëzit kanë nga suksesi. Sepse nëse ata dështojnë, do të jenë po aty ku filluan, nëse ia dalin gjërat do të ndryshojnë. Në fakt kjo është një pikë që gjithmonë i druhem, por deri më tani më ka mësuar që sa më shumë rritem profesionalisht, aq më shumë me këmbë në tokë jam bërë. Ky vit më ka mësuar që të punuarit fort bën që dhe pse vonë, puna jote të shpërblehet. Por nga ana tjetër më ka bërë të kuptoj se sa e rëndësishme është të jem me këmbë në tokë dhe të jem mirënjohëse cdo ditë për çfarë më rrethon. Për jetën që kam, mundësitë që çdo ditë të përmirësoj dicka dhe të eci me hapa të vegjël por të sigurt, për mbështetjen e njerëzve të mi më të rëndësishëm. Për mbështetjen dhe dashurinë që më falni ju; e cila më shtyn të punoj çdo ditë e më fort.

 

Duke qenë se bëj gjithmonë torta për ditëlindjet e të gjithë familjarëve të mi, miqve apo ju, lexusve të mi, kuptova se veten gjithmonë e lë pas dore. Kësaj rradhe vendosa të krijoj tortën time “ideale” të këtij 23 vjetori të ëmbël. Mendoj se nuk është aspak llastim ta festojmë vetveten herë pas here. Ky vit që shkoi më la me një buzëqeshje në fytyrë, dhe tani jam gati ta nis vitin tim të ri plot lumturi e ëndrra të reja.

 

Veshjet: Fashion Group Albania (fustanet: Mango / aksesorët: Parfois

Tualeti: E’vang Hair Studio

Vend-ndodhja: Hotel Flower 

Fotografitë: Andis Rado

Torta: Kikiliciouss

HappyBirthday2 HappyBirthday3 HappyBirthday4 HappyBirthday5

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.