Receta Të ëmbla

Këshilla Për Akulloren ‘Perfekte’

Delimano Kikiliciouss 1

Këshilla Për Akulloren ‘Perfekte’

Giveaway që postuam para një jave në bashkëpunim me Delimano bëri shumë bujë, e përpos komenteve të shumta morëm dhe shumë mesazhe. Mesazhe ku na pyesnit se cili është sekreti që akullorja të dalë ashtu siç duhet, sepse në shumicën e rasteve tuaja akullorja nuk dilte kremoze sipas minutazhit të makinën së akullores (soft serving siç quhet në anglisht).

Arsyet mund të jenë të shumta, prandaj ne vendosëm të ndajmë me ju këshillat dhe truket tona se si akullorja t’ju dalë siç duhet. Por përpara se t’ju shpjegojmë këshillat tona, duam t’ju lajmërojmë se:

Delimano në bashkëpunim me Kikiliciouss i ofron të gjithë klientëve 50% ulje në makinën e tyre të akullores nëse përdorni kodin “Kiki50“! Nxitoni ta përfitoni në të gjitha dyqanet Top Shop ose klikoni KËTU për të kryer porosinë tuaj online. Mjafton që kur të shkoni tek dyqani apo tju marrin agjentët e shitjes të thoni kodin dhe ta përfitoni atë me ulje. Kjo ofertë do të zgjasë 3 ditë (72 orë), prandaj mos e humbisni!

Delimano Kikiliciouss 2

Këshillat tona vijojnë si më poshtë:

 

  • Kontrolloni me kujdes temperaturën në pjesën e akullit. Ndodh që nga produktet që keni vendosur në akull të ketë lëvizur temperatura, ashtu siç më ndodhi dhe mua në fillimet e mia. Kur nisa sezonin e akullores u hasa me vështirësinë që akullorja s’më doli siç duhet dhe u bëra merak pasi pajisja ishte po e njëjta, ashtu sikurse dhe recetat dhe teknika e përgatitjes. Por pas pak kohësh kuptova dhe rezultoi që fajin e kishte temperatura e akullit, e cila kishte shkuar në minimum.

 

  • Lëreni enën e akullores në akull për aq kohë sa asaj i duhet. Është me rëndësi që ena të qëndrojë në akull sipas instruksioneve të makinës suaj. Nëse e hiqni më përpara, ka gjasa që akullorja juaj të dalë sërish e lëngët. Një makinë me kapacitet 1/1.5 kg zakonisht duhet të qëndrojë 24 orë në akull. Në rastin e Delimanos, që është një makinë më praktike dhe për kushte shtëpie mjafton ta vendosni 8-12 orë. Do t’ju rekomandoja 12 orë. Gjithashtu duhet cilësuar që të respektoni afatin kohor, jo me minuta por në tërësi. Kjo do të thotë që nëse makina juaj kërkon 12 orë, mos e lini 24 orë në akull duke menduar “sa më shumë, aq më mirë”.

 

  • Receta që përdorni ka shumë rëndësi. Një nga mesazhet që mora ishte fakti që personit në fjalë asnjëherë nuk i ishte “mpiksur” akullorja dhe kur e pyeta se çfarë recete kishte përdorur më tha qumësht dhe fruta të bluara. Këtu dua të theksoj rëndësinë e përdorjes së një recete të duhur për akullore, ku përbërësit dhe teknika e përgatitjes të jenë të duhurat për ta kthyer masën në akullore. Nëse deri më tani nuk ju ka funksionuar me recetat që keni provuar, ju sugjeroj të përdorni dhe provoni recetat tona.

 

  • Përdorni përbërës të ftohtë, madje të ngrirë akoma më mirë. Këtë truk e kam kuptuar me kalimin e kohës. Nëse përdorni purenë e frutit të ngrirë do të jetë një hap më afër përshpejtimit të të gjithë proçedurës. Ajo që unë kam filluar të bëj është kjo: frutin që do të perdor për akulloren, pasi e kam bërë gati në formën e puresë, e kam situr etj, e vendos në një tas dhe e lë në akull të ngrijë plotësisht. Më pas kur ena e akullores është gati, nxjerr bazën e ‘brumit’ dhe frutin e ngrirë. I vendos të dyja në blender, duke e prerë frutin e ngrirë me thikë në pjesë më të vogla për një bluarje më të shpejtë. Ky truk ka rezultuar të ndihmojë mjaft në përshpejtimin dhe krijimin e masës perfekte të akullores pas minutazhit të caktuar.

 

  • Mos e mbushni enën plot. Një tjetër detaj me rëndësi është dhe se sa shumë e mbushni makinën e akullores me brumin e përgatitur. Duhet të jetë 3/4 e mbushur. Kjo për 2 arsye: kur masa fillon të ngrijë dhe bëhet kremoze, ajo shtohet në volum dhe nëse e mbushni plot ka gjasa t’ju dalë nga makina e t’ju derdhet, dhe rasti fatal, që masa t’ju futet tek mekanizmi e ta prishë makinën tuaj të akullores. Rasti tjetër është kur masa juaj nuk përfundon kremoze falë faktit që është mbushur më shumë se ç’duhet dhe makina e ka të vështirë ta punojë siç duhet (ndoshta masa s’është shumë e ftohtë, e në vend që ajo të ngrijë, nis dhe shkrihet pjesa e ngrirë e makinës).

 

  • Një pikë tjetër e rëndësishme që duhet respektuar është dhe kohëzgjatja e gatimit të masës së akullores në makinë. Kur ju blini makinën e akullores, brenda keni një liber i cili shpjegon çdo gjë; ndër të tjera dhe kohëzgjatjen e përgatitjes. Delimano kërkon 30 minuta për ta përgatitur akulloren dhe ky minutazh duhet respektuar. Ashtu siç biseduam për lënien e tasit në akull, dhe masën tonë s’mund ta lëmë më gjatë me idenë që sa më gjatë aq më mirë. Do të jetë efekti boomerang në fakt ai që do të keni për pasojë. Nga akullore soft serving do të keni sërish lëng pasi ena do të ngrohet me kalimin e kohës.

 

  • Nuk ka rëndësi sa e madhe është makina e akullores në kapacitet. Për momentin kam 3 lloje të ndryshme makina akulloreje, të cilat i kam blerë në periudha të ndryshme e që kanë pakacitete të ndryshme. Volumi që një makinë akulloreje mban nuk ka lidhje me cilësinë dhe konsistencën e produktit final. Mjafton që ju të ndiqni këshillat e lartpërmendura dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Delimano Kikiliciouss 3 Delimano Kikiliciouss 4 Delimano Kikiliciouss 5 Delimano Kikiliciouss 6

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.