Brumi Shu – Receta e Profiterolëve
January 28, 2015 2015-01-28 0:00Brumi Shu – Receta e Profiterolëve
Brumi Shu është një brum i lehtë i përdorur për profiterolët, pasta shu-në, “croquembouches”, “goungères” etj. Zakonisht piqet por ka raste dhe që skuqet. Në Spanjë dhe Amerikën Latine, çurrot janë brum Shu i skuqur, i sheqerosur dhe i lyer me çokollatë (vakt mengjesor).
Profiteroli është një ëmbelsirë Franceze (choux à la crème). Një top brumi Shu i mbushur me ajkë të rrahur, krem pastiçerie apo akullore. Këto pufka mund të dekorohen ose të lihen të thjeshta. Të lyhen me salcë çokollate, karameli, ose të pluhurohen me sheqer pluhur.
Sot vendosa t’ju tregoj dy receta në një post. Do t’ju orientoj se si të gatuani profierolë të mbushur me krem pastiçerie dhe të lyer me çokollatë. Siç e thash më parë kjo është vetëm një mënyrë se si mund ti gatuani këto kafshata të ëmbla (mbushja + dekori), prandaj ndjehuni të lirë të perdorni imagjinatën tuaj për të krijuar versione të reja !
Proçedura për Brumin Shu:
Vendosni ujin, gjalpin, kripën dhe sheqerin nëse po e përdorni në një tenxhere në zjarr mesatar
Gatuajeni duke perzier, për 3-4 minuta ose deri sa gjalpi të jetë shkrire dhe masa të arrijë në vlim
Shtoni të gjithë masën e miellit në përzierjen e gjalpit dhe përdorni një luge druri për të përzier masën deri sa të kombinohet
Vendoseni në zjarr të butë dhe gatuajeni duke e përzier, për 1-2 minuta ose derisa masa të krijojë një top dhe të nisë të ngjisë pak në anët e tenxheres
Lëreni mënjanë për 5 minuta që të ftohet pak
Shtoni vezët një nga një duke i rrahur me lugë druri në masën e gatuar dhe të ftohur tashmë
Përzieni deri sa masa të bjeri nga luga por ta ruajë formën e saj
Ndizni furrën në temperaturë 200°C dhe shtroni 2 tepsia biskotash me letër furre
Me lugë caji përhapni masën në tepsi, duke lënë 3 cm largësi nga njëra tjetra
Gjithashtu mund të përdorni qesen e pastiçerisë me kokën e thjeshtë të saj (1.5 cm diametri) dhe formoni profiterolët në tepsi
Lagni gishtin tuaj tregues dhe shtypni lehtësisht majat e formuara tek secili profiterol (nëse keni përdorur qesen e pastiçerisë)
Piqni në furrën e nxehur për 25 minuta ose deri sa profiterolët të jenë fryrë dhe të kenë marrë një ngjyrë të artë
Hiqini nga furra dhe fikeni këtë të fundit
Duke përdorur një shkop shishqebapi ose një thikë të vogël, shponi çdo profiterol posht ose lart për të lëshuar nxehtësinë
Rifutini profiterolët në furrë dhe lërini për 15 minuta të thahen
Hiqini profiterolët nga furra dhe zhvendosini në një raft teli për tu ftohur
Proçedura për Profiterolët:
Shkrini çokollatë të zezë (të cilësisë së mirë) dhe shtoni pak vaj luledielli, lini mënjanë
Shponi çdo profiterol në pjesën e mbrapme
Vendosni krem pastiçerie në një qese pastiçerie dhe mbushini profiterolët me krem
Zhytni çdo profiterol në tasin e çokollatës së shkrirë dhe vendosini ato në një raft tel për ti kulluar nga çokollata e tepërt
Transferojini në një tepsi biskotash me letër furre dhe mund ti vijëzoni përsipër profiterolët me çokollatë të shkrirë të bardhë (opsionale)
Fotografitë nga Eranda Janku