Receta e Waffles Klasik

06/02/2015

Waffle është një lloj brumi i aromatizuar i gatuar mes dy pllakave, të modeluara për ti dhënë një madhësi, formë dhe një sipërfaqe karakteristike. Ka shumë variacione të bazuara në llojin e hekurit te waffles dhe recetës së përdorur. Waffles janë ngrënë ne të gjithë botën, veçanërisht në Belgjikë ku dhe janë shpikur, Francë, Holandë, Gjermani, Poloni, Hungari, Shtetet e Bashkuara. Me më shumë se një dyzinë varietetesh rajonale vetëm në Belgjikë.

Ka shumë lloje waffles për sa i përket brumit dhe shijes që ajo mbart, por unë sot vendosa të ndaj me ju recetën bazike për Waffles Klasikë. Një recetë që unë tashmë përdor për më shumë se një vit.

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset English

Proçedura :

 

Përzieni gjithë përbërësit e thatë së bashku dhe lërni mënjanë

Në një tas të madh përzieni të gjithë përbërësit fluid së bashku

Shtoni përbërësit e thatë në tasin e madh dhe përzieni deri sa të formohet masa. Mos përzieni me shumë seç duhet, disa topa të vegjël nuk prishin punë

Ndizni tostin dhe vendosni brumin në një gotë të madhe në mënyrë që të jetë më e lehtë për ju kur ta shpërndani në tost

Shpërndani brumin në tostin e nxehtë të waffles

Gatuani waffles derisa të jenë në ngjyrë të artë dhe kërce

Mund ti vendosni sipër çfarë të dëshironi

IMG_3222 IMG_3231 IMG_3244 IMG_3256

 

Fotografitë nga Eranda Janku