Akullore me Çokollatë të Zezë dhe Mjedër

Tani që ditët e nxehta kanë ardhur çdokujt i vete mendja për një akullore e cila do ti shuajë sado pak vapën. E ku ka më mirë se të shijosh një akullore e cila është gatuar tërë dashuri dhe së cilës ia di përbërësit; duke evituar kështu çdo shtesë të panevojshme për trupin. Duke qenë […]
Recetë e Thjeshtë dhe Freskuese me Luleshtrydhe

Gjatë ditëve të nxehta të verës si këto që po kalojmë duam gjithmonë diçka të freskët që të na shuajë sado pak vapën. Kjo është një nga ato receta që padyshim s’ju lë kurrë në baltë. Ajo që më pëlqen rreth kësaj recete është shumëllojshmëria në përdorim. Mund ta konsumoni siç është, të shoqëruar me […]
Biskota Të Shkrifëta Me Vanilje – Shortbread

Kisha harruar të ndaja me ju një nga recetat bazike të biskotave siç është ajo e “Shortbread” – biskotë e shkrifët me vanilje. Shpesh duke u munduar të ndaj me ju sa më shumë receta interesante dhe të veçanta lë mënjanë ato baziket e të thjeshtat që me pak përbërës shtesë bëjnë mrekullira. Duhet cilesuar […]
Mini Tarta me Luleshtrydhe

Një nga gabimet e shumta që gjithkush nga ne mund të bëjë është të ngrënurit më shumë se ç’duhet. E kur vjen puna tek ëmbëlsirat të gjithë biem pre e tundimit. Këto minitarta jo vetëm që kanë një shije të mrekullueshme dhe të ofrojnë mundësi të panumërta kombinimi, por janë në përmasën e duhur për […]
Petulla Amerikane me Tërshërë

Mëngjesi është vakti më i domosdoshëm i ditës, dhe si i tillë nuk duhet lënë kurrë pa u konsumuar. Pak kohë më parë lancuam recetën bazë të petullave amerikane (pancakes) dhe pati një sukses të vërtetë. Kësaj rradhe vendosa të luaj pak me shijen dhe ta bej më të shëndetshme duke i shtuar tërshërë. Nëse […]
Kek me Luleshtrydhe

Unë i dashuroj luleshtrydhet sepse të japin mundësinë të bësh çdo gjë me to. Unë madje i përdor luleshtrydhet për të zbardhur dhëmbët, por kjo është një tjetër histori… Mund ti konsumoni të gjalla ose të gatuara. Kombinuar me përbërës të ndryshëm ato bëjnë disa nga pjatat më të mrekullueshme. Disa ide ku mund t’i […]
Kek Çokollate Drejtkëndor – Loaf

Kjo recetë është kërkuar shumë që pas një fotoje që postova në profilin tim të Facebook. Një kek çokollate drejtkëndor/loaf, i thjeshtë për tu përgatitur dhe kaq i shijshëm. Mund ta sherbeni gjatë kohës së çajit si një kek i përditshëm ose mund ta çoni në një nivel tjetër duke i derdhur përsipër krem çokollate […]
Krem Çokollate të Zezë – Ganache

Kremi i çokollatës – Ganache është një nga “përbërësit” më të fuqishëm kur bie fjala tek pastiçeria. E bën çdo ëmbëlsirë të duket kaq e sofistikuar por nga ana tjetër dhe shumë të vështirë për tu përgatitur. Kaq e pavërtetë ! Kjo recetë e mrekullueshme kërkon vetëm dy përbërës dhe gjëja më e mirë rreth […]
Receta Tradicionale e Ballakumeve

“Dita e Verës” më datë 14 Mars është një festë tradicionale e vendlindjes sime Elbasanit, dhe pse së fundmi është festuar në mbarë Shqipërinë. Kjo ditë mirëpret ardhjen e Pranverës. Ballakumja është ëmbelsira tradicionale e kësaj feste, dhe sigurisht që ne nuk mund ta humbisnim këtë shanc për ta postuar recetën e saj. Kjo recetë […]
Masë E Thatë Brownie E Bërë Në Shtëpi

Për të gjithë ata që e dashurojnë Brownie-n, kjo është receta që do t’ju shpëtojë jetën. Tani mund të shijoni këtë ëmbëlsirë, brumi i së cilës bëhet vetëm në pak minuta. Dhe çfarë mund të kërkoni më shumë ?! Proçedura : Përzieni të gjithë përbërësit në një tas të madh Vendoseni masën në një enë […]