Masë E Thatë Brownie E Bërë Në Shtëpi
March 5, 2016 2016-03-05 0:00Masë E Thatë Brownie E Bërë Në Shtëpi
Për të gjithë ata që e dashurojnë Brownie-n, kjo është receta që do t’ju shpëtojë jetën. Tani mund të shijoni këtë ëmbëlsirë, brumi i së cilës bëhet vetëm në pak minuta. Dhe çfarë mund të kërkoni më shumë ?!
Proçedura :
Përzieni të gjithë përbërësit në një tas të madh
Vendoseni masën në një enë hermetike me kapak të puthitur mirë
Ruajeni në raftin tuaj
Sugjerim : Dyfishojeni ose trefishojeni masën që ta keni në raftin tuaj për përdorim sa herë të dëshironi
Përbërësit e tjerë që duhen për të përgatitur kekun :
280 gram çokollatë e zezë
113 gram gjalp i shkrirë jo i kripur
2 vezë
Si Të Përgatisni Brownie :
Ngrohni furrën në temperaturë 176°C
Shtroni me letër furre ose lyeni me gjalp një tepsi 20×20 cm dhe lëreni mënjanë
Shkrini së bashku në një tenxhere gjalpin dhe çokollatën
Transferojeni masën në një tas të madh
Lëreni të vaket, duke e përzier herë pas here
Shtoni vezët dhe rrihini së bashku
Nëse keni përgatitur vetëm 1 masë të thatë për Brownie shtojeni të gjithën dhe përziejeni deri sa të jetë bërë një masë homogjene (nëse keni përgatitur më shumë përdorni 560 gram)
Vëreni masën në tepsinë e parapërgatitur
Piqeni për 40 minuta
Lëreni të ftohet para se ta servirni
Fotografitë nga Eranda Janku