Tartë e Shëndetshme me Tërshërë

Kjo recetë është fryt i eksperimenteve të mia për të krijuar një vakt mëngjesor ndryshe, i cili do të bashkonte 3 përbërësit e mi të preferuar të mëngjesit: tërshërën, kosin dhe farat chia. Më ka marrë goxha deri sa arrita në teksturën dhe ëmbëlsinë që unë dëshiroja; por provat dhe mundimi u shpërblyen pasi të […]
Tortë me Biskota

Kjo tortë pa pjekje me biskota është shumë e dashur për mua, jo vetëm falë shijes fantastike, por sepse është një recetë që daja ma mësoi këtë verë kur erdhi nga Suedia. Këtë ëmbëlsirë ai e gatuan në një nga restorantet me elegante të Stokholmit, dhe tani ajo vjen e servirur për ju, gati që […]
Dardhë e Zier Në Verë Të Kuqe

Artikulli “Një Arsye Më Shumë Për Të Dashuruar Verën” na bëri të kuptojmë që nuk kemi ndarë me ju asnjë recetë ëmbëlsire me bazë verën, edhe pse shpesh gatuajmë të tilla. Me këtë rast, falenderojmë Aroma Therapy për frymëzimin! Ajo që po ndajmë sot me ju është një recetë klasike, tepër e thjeshtë, të cilën […]
Tartë me Krem Limoni dhe Merengë

Tarta në përgjithësi është një zgjedhje ideale kur doni të ëmbëlsoni veten apo familjarët e miqtë. Ato mund të jenë individuale ose të mëdha si në rastin e sotëm. Mbushjet janë të pafundme, duke krijuar mundësinë e kombinimeve të ndryshme krem-fruta. Kjo tartë me krem limoni dhe merengë është shumë e thjeshtë në përgatitje e […]
Biskota Të Buta me Copëza Çokollate

Personalisht nuk jam një fanse e biskotave të buta (në formën e kekut), por më besoni që kjo recetë është shumë e shijshme. Këto biskota të buta me copëza çokollate janë lehtësisht të përgatitshme në shtëpi dhe mund ti keni kurdo në duar për mëngjes, në mes vakteve apo për të qerasur miqtë. Kjo recetë […]
Ëmbëlsirë Krokante Me Mollë

Kjo ëmbëlsirë krokante me mollë është një nga recetat e mia më të hershme, dhe teksa po e përgatisja një të djelë u kujtova që nuk e kisha bërë ende pjesë të recetave këtu në Kikiliciouss. Më pëlqen jo vetëm për teksturën e mrekullueshme që ka: krokante sipër dhe e butë brenda, por gjithashtu për […]
Kafshata Çokollate

Kjo recetë ishte një nga më të kërkuarat pas daljes në “Me Duart e Kristit”. Një recetë tejet e thjeshtë e argëtuese, e cila të lejon ta modifikosh sipas shijeve personale dhe kur të vijnë miqtë të ndihesh kranare teksa u servir këto çokollata të përgatitura vetë. Përbërësit e përdorur në këtë episod janë zgjedhje […]
Biskota Të Shëndetshme e Shpejta Pa Pjekje

Biskotat pa pjekje janë një nga zgjidhjet e mia të preferuara dhe të shpejta kur dua të konsumoj diçka të ëmbël, të shëndetshme dhe lehtësisht të përgatitshme. Jo gjithmonë kemi kohë të pjekim biskota në shtëpitë tona, prandaj kjo recetë është ideale. Në vetëm pak minuta çdo gjë do të jetë gati kështu që mos […]
Churros Shtëpie Të Pjekur

Churro (çurro, në shumës çurros) është një brum i ëmbël i skuqur. Brumi është i ngjashëm me brumin e profiterolëve. Churros janë tradicional në Spanjë dhe Portugali, nga ku dhe kanë origjinën. Duke qënë të skuqur ato thithin shumë vaj, prandaj unë sot vendosa të ndaj me ju versionin e tyre të shëndetshëm. Kjo metodë […]
Minikekë të Shëndetshëm me Kungull

Tetori, muaji i kungullit, është padyshim një nga muajt e mi të preferuar përsa i përket ushqimit. Këto minikekë të shëndetshëm me kungull po ashtu. Janë shumë të thjeshtë për tu përgatitur; një recetë e shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme.