Pija “Rose Lemonade” më ka shoqëruar përgjatë mbrëmjeve të nxehta të kësaj vere dhe e kam pëlqyer pafund shijen dhe freskinë e saj. Mendoj dhe shpresoj të mos jem e vetmja me këto përshtypje.
Nuk e kisha menduar se si mund ta përgatisja në shtëpi, ndoshta sepse disa gjëra (si kjo pije në fjalë) i kemi më kollaj ti konsumojmë të servivura. Gjithsesi ishte miku im Iliri që më tregoi se sa thjesht mund ta kemi këtë pije në shtëpitë tona, pa u munduar dhe duke e shijuar kur ne të dëshirojmë.
- Mund të përdorni lëng trëndafili ose ekstrakt trëndafili. Colonial e përgatit vetë ekstraktin dhe më dhuruan një shishe për ta përgatitur këtë pije sot për ju. Në rastin e ekstraktit do duhet të hidhni më pak pasi shija është shumë e përqëndruar, në rastin e lëngut të trëndafilit që e përgatisni lehtësisht në kushte shtëpie do tju duhet të shtoni më tepër në sasi pasi shija dhe përqëndrimi janë më të ulët.
- Po ndajmë me ju 2 metoda si mund ta përgatisni këtë pije, një rast kur keni shaker dhe në rastin tjetër kur nuk e keni pjesë të aksesorëve tuaj.
Përbërësit:
Ujë tonik
Shurup ose esencë trëndafili
Akull
Petale trëndafili ose mjedër/luleshtrydhe për dekor
Metoda 1:
Në një shaker vendosni tre përbërësit e parë dhe tundni mirë.
Vendoseni pijen në gotën servirëse dhe dekoroni sipas dëshirës.
Metoda 2:
Shtoni ujë tonik tek gota servirëse. Shtoni lëng ose esencë trëndafili dhe më pas akullin.
Përzieni lehtë me një lugë koktejli dhe shtoni dekorin.
Fotografitë nga Eranda Janku




