Mëngjesi është vakti më i domosdoshëm i ditës, dhe si i tillë nuk duhet lënë kurrë pa u konsumuar. Pak kohë më parë lancuam recetën bazë të petullave amerikane (pancakes) dhe pati një sukses të vërtetë. Kësaj rradhe vendosa të luaj pak me shijen dhe ta bej më të shëndetshme duke i shtuar tërshërë.
Nëse jeni të zënë në mëngjes dhe nuk keni kohë për ta lënë brumin 1 orë, atëherë mund ta përgatisni në mbrëmje para se të flini dhe në mëngjes ta keni gati për ta gatuar. Kështu ju do të keni gjithnjë petulla të sapogatuara në tryezë.


Proçedura :
Në një tas të madh rrihni së bashku qumështin, vezët dhe vajin
Lëreni tasin mënjanë
Në një grirës ushqimor shtoni : miellin, sheqerin, fryrësin e ëmbëlsirave, kripën, kanellën dhe 85 gram tërshërë
Pulsoni disa herë deri sa tërshëra të jetë bluar ashpër
Shtoni përbërësit e thatë tek tasi
Përzieni deri sa përbërësit e thatë të jenë lagur (sigurohuni që mos e përzieni më shumë se ç’duhet)
Lëreni masën për rreth nje orë (kjo do të bëjë që tërshëra të ketë thithur disa nga lëngjet e masës dhe brumi të jetë trashur në vetvete)
Merrni një tigan të sheshtë dhe të madh dhe ndizni zjarrin në nxehtësi mesatare
Me anën e një pecete të lyer me vaj perimesh ose misri lyeni sipërfaqen e tiganit sa herë që gatuani petulla
Përdorni një lugë gjelle ose lugë akulloreje për të ndarë brumin në mënyrë të barabartë në tigan
Lërini petullat të gatuhen derisa të shfaqen flluska në sipërfaqe dhe anët të jenë mpiksur
Me anën e një spatule kthejini petullat nga ana tjetër dhe lërini të gatuhen
Petullat duhet të kenë marrë nga të dyja anët një ngjyrë të bukur të kafenjtë
Për t’i mbajtur petullat e buta vërini dhe mbulojini me një peshqir

Fotografitë nga Eranda Janku

