Receta Të ëmbla

Minikekë Limoni

Lemon Cupcakes 1

Minikekë Limoni

Këto minikekë limoni janë të preferuarat e mi në llojin e tyre. Nuk e di si më ka shpëtuar pa e shpërndarë më parë recetën me ju. Këto kafshata të ëmbla limoni janë të buta dhe mbi të gjitha kanë balancën e duhur mes ëmbëlsisë dhe athtësisë së limonit. Prandaj nuk ka asnjë arsye të stepeni dhe ta mendoni dy herë, lexoni recetën e plotë dhe përgatitini ato për veten dhe të dashurit tuaj.

  • Ne i kemi dekoruar minikekët tanë me krem pastiçerie dhe boronicë. Për të lexuar dhe gatuar kremin e pastiçerisë klikoni KËTU.

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 150°C.

Shtroni me letra minikekësh një tepsi të tillë, ose lyeni tavën e minikekëve me spraj kundër ngjitjes dhe lërni mënjanë.

Në një tas rrihni së bashku gjalpin dhe sheqerin deri në masë kremoze.

Shtoni vezët një e nga një ndërkohë që përzieni masën.

Shtoni salcën e kosit, dhallën, vaniljen, lëngun e lëkurën e limonit dhe vazhdoni rrihni.

Mos u shqetësoni nëse brumi duket sikur u pre.

Shtoni përbërësit e thatë dhe rrihni deri sa komponentët të jenë kombinuar.

Mbushini gropëzat e minikekëve 3/4 me brum.

Vendosini minikekët të piqen për rreth 20 minuta (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër).

Nëse jeni duke përdorur letra minikekësh hiqni direkt minikekët nga tava në momentin që i nxirrni nga furra.

Në të kundërt lërini minikekët jashtë për rreth 3-4 minuta e më pas hiqini ato nga gropëzat sa janë ende të ngrohtë.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.