Bukëzare, Ëmbëlsira e Famshme Shqiptare
May 16, 2019 2019-05-16 8:01Bukëzare, Ëmbëlsira e Famshme Shqiptare
Bukëzare, Ëmbëlsira e Famshme Shqiptare
Bukëzare është një nga ëmbëlsirat shqiptare më të thjeshta. Me kaq pak përbërës të nevojshëm, është diçka që mund ta gatuani pa parapërgatitje dhe gjithnjë të dukeni një mikpritës perfekt.
Në fakt, bukëzare përfaqëson ëmbëlsirat shqiptare: pa shumë përbërës dhe me pak shërbet në fund. Mund të ndryshoni ëmbëlsinë e bukëzares sipas shijes suaj, si dhe sa shërbet doni. Copa ime më pëlqen e lagësht por jo e squllur në shërbet. Yum!
Kjo është një recetë që bën nje rikthim nga blogu jonë fillestar Kiki’s Book of Dreams. Nëse jeni një ndjekës prej një kohe të gjatë mund të shihni ndryshimin në paraqitje, por shija mbetet e njëjtë! Vazhdoni të lexoni dhe gatuani me ne!
- Sasia e shërbetit përdorur në bukëzare mbetet një zgjedhje personale. Disa e dëshirojnë me pak e disa e duan “të mbytur” në shërbet.
Proçedura:
Përgatisni shërbetin duke vendosur ujin dhe sheqerin njëkohësisht në një tenxhere mesatare.
Kaloni masën për rreth 3 minuta në vlim dhe më pas lëreni në temperaturë dhome të vaket.
Ndizni furrën në temperaturë 180°C.
Vendosni të bardhat e vezëve në një tas të madh dhe rrihini me rrahësen elektrike derisa të formohet një masë kremoze e cila krijon maja të buta. Bëni kujdes të mos e rrihni më tepër seç duhet.
Shtoni të verdhat e vezëve dhe përzieni masën derisa të jetë homogjene.
*Hap i rëndësishëm për recetën:
Shtoni kripën bashkë me sheqerin dhe rriheni masën derisa sheqeri të shpërbëhet. Kjo i jep bukëzares një shije të vecantë, të butë dhe pak elastike (e rëndësishme sidomos nëse zgjidhni ta konsumoni pa shërbet). Sigurohuni të keni një tas të madh pasi masa do të trefishohet.
Shtoni miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe përzieni derisa e gjithë masa të jetë bërë njësh. Vendosni masën në një tepsi të lyer me vaj, spray gatimi ose gjalpë.
Piqeni bukëzaren deri në pjekje të plotë (kur të ngulni një kunjë dhëmbësh të dalë e pastër).
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht në temperaturë dhome.
Prijeni bukëzaren sipas dëshirës dhe më pas shtoni shërbetin e vakët, sasia mbetet në dorën tuaj.
Fotografitë nga Eranda Janku