Kjo është një nga recetat e mia të preferuara të milkshakes. Fillimisht këtë kombinim e provova krejt rastësisht teksa po haja disa nga biskotat e mia me tërshërë dhe motra më sjell një tas me akullore vanilje. Më pëlqeu tej mase dhe mendova që ti bashkoja. Por në vend që të përgatisja akullore me biskota, mendova për milkshake me biskota (nuk kisha aq durim sa të prisja akulloren të përfundonte së bëri, besoj më kuptoni). Dhe ja ku jam duke e ndarë këtë recetë sa të thjeshtë dhe të shijshme me ju !
Për disa, kjo recetë mund të jetë pak më e ëmbël se çduhet, por ju gjithmonë mund ta rimodeloni këtë ëmbëlsi duke i gatuar biskotat me tërshërë me më pak sheqer se normalisht.
- Gatuani biskotat tuaja me tërshërë KËTU
- Servireni me pipa të gjerë ose lugë
Proçedura :
Vendos në një tas ose gotë së bashku biskotat me qumështin, duke u siguruar që qumeshti ti mbulojë biskotat
Vendoseni tasin ose gotën në frigorifer për 20 minuta duke i lënë biskotat të zbuten
Kullo qumështin duke e vendosur në blender, dhe biskotat e mbetura në gotë shtypini me një pirun
Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe lëre të punojë derisa të keni një masë kremoze dhe homogjene
Fotografite nga Eranda Janku




