Biskota Me Tërshërë Dhe Arrë Kokosi

29/06/2014

Biskotat me tershere jane mengjesi ose zemra e preferuar e te dyve : femijeve dhe rriturve. Keto biskota jan te mbushura me tershere, arre kokosi ose cdo frut te thate qe ju deshironi. Te thjeshta per tu bere dhe shume te shijshme, keto biskota do ti gjeni si shpetimi juaj ne mengjeset e shpejta apo dhe vizitat surprise te miqve tuaj. Mund ta ngrini brumin dhe ta piqni atehere kur ju nevojitet, keshtu do te keni gjithmone gati biskota te sapo pjekura.

  • Ne vend te arres se kokosit mund te perdorni cdo lloj fruti te thate si rrushi i thate etj. Nese vendosni keshtu perdorni 150 gram

Processed with VSCOcam with f2 preset

Foto6

Procedura :

 

Ndiz furren ne temperature 180°C dhe shtro ne 2 tepsia biskotash letra furre dhe lere menjane
Perziej se bashku tersheren dhe arren e kokosit dhe lere menjane
Ne nje tas rrih se bashku gjalpin dhe sheqerin derisa masa te jete kremoze. Here pas here me nje spatul mblidh masen ne anet e tasit ne menyre qe masa te rrihet e tera ne menyre te njejte
Shto vezet nje nga nje gjate kohes qe perzien masen
Shto fryresin e embelsirave, kanellen, kripen dhe ekstraktin e vaniljes. Vazhdo perziej
Shto miellin dhe perziej, perziej derisa mielli te jete zhdukur, mos e rrih me shume se cduhet (kjo do ta beje brumin e forte dhe te kete permbajten e bukes dhe jo ten je biskote)
Shto tersheren dhe arren e kokosit dhe perziej mire me nje spatul ose me nje luge
Duke perdorur nje luge akulloreje te vogel ose 2 luge normale shperndaje brumin ne letren e furres, duke u siguruar qe ti shperndani masat larg njera tjetres pasi brumi gjate pjekjes do te hapet
Piqi biskotat per 12 minuta ose derisa te kene marre nje ngjyre kafe te arte (kujdesuni qe te mos kalojne ne ngjyre kafe)
Lerini biskotat te ftohen ne letren e furres per 5 minuta dhe me pas vendosini diku tjeter duke i lene mundesine te ftohen plotesisht

Processed with VSCOcam with f2 preset

Processed with VSCOcam with f2 preset

Processed with VSCOcam with f2 preset

Processed with VSCOcam with f2 preset

 

Fotografite nga Julia Janku