Këtë vit unë shkova me një dekorim peme të ndryshëm nga herët e tjera dhe tejet te veçantë. Duke e mbajtur të thjeshtë, unë e dekorova pemën time me drita dhe me këto punime druri të mrekullueshme të punuara në mënyrë artizanale nga Dalta e Artë. Këto ‘copëza’ janë bërë nga ajo që ka mbetur gjatë punës së tyre, kështu që në thelb është një proçes riciklimi. Ata bëjnë dekorime të ndryshme festive; të personalizuara ose jo. Dhe çfarë është më e rëndësishme Dalta e Artë e bën këtë me nje çmim shumë të arsyeshëm. Ata shpërndajnë produktet e tyre në të gjithë botën kështu që mos humbisni kohën tuaj!
- P.S: Ju do të përfitoni një ulje përgjatë Krishtlindjeve nëse blini lugët e personalizuara të Daltës së Artë. Kështu që nxitoni ti bëni dhuratë të dashurve tuaj ose vetes !
Dalta e Artë është një biznes i vogël “baba dhe vajzë”, lexoni KËTU për më tepër nëse jeni të interesuar !
Unë jam shumë e lumtur të jem klientja e tyre besnike dhe gjithashtu fotografja e punës së tyre të palodhur.
Fotografitë nga unë








