Ditar Uncategorized @sq

Lugë e Druri nga Dalta e Artë

Dalta Arte - COVER

Lugë e Druri nga Dalta e Artë

Dalta e Artë është një biznes i vogël i ri që ka një histori shumë frymëzuese nga pas. E ardhur në jetë prej vetëm 2 javësh, Dalta e Artë është gati të dërgojë produktet e saj artizanale globalisht. Ju mund ti ndiqni në Facebook dhe Instagram për të qenë të informuar në kohë reale !

Luan Sinani, 64 vjeç, inxhinier përpunim druri, një njeri që gjithë jetën e tij e ka dashur artin në të gjitha format… Piktura e tij e parë daton më 1967. Mes leximit, shkrimit dhe pikturës, që e kanë ndjekur përgjatë gjithë jetës, delli i tij artistik del më mirë në pah në pikturë dhe gdhendje. Shkolla, por pa diskutim talenti dhe pasioni, e ulin një ditë të bukur pranvere të bëjë një provë me veten…Të gdhëndë idetë e tija në drurin që e njeh aq mirë ! I jep vetes si detyrë një punë të vështirë, sepse vetëm kështu mund të mas pasionin dhe durimin e tij. Më pas ai përballet me idetë e së bijës, e lidhur shumë me gatimin…ajo kërkonte lugë druri. Dhe kështu, vetëm me drurin dhe daltat përkrah tij, lind pasioni i rradhes; lugët !

Të qënurit fotografja e tyre më bëri shumë të lumtur dhe gjithashtu më frymezoi; kështu që unë i propozova Luanit disa nga idetë e mia. Ne do të vijmë së shpejti me lugë të reja të personalizuara ! Deri atëherë shijoni fotografitë dhe mos harroni t’i ndiqni në rrjetet sociale !

Dalta Arte - 1 Dalta Arte - 2 Dalta Arte - 3 Dalta Arte - 4

 

Fotografitë nga unë

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.