Seti Për Revistën ICON

20/02/2016

Të gjithë blogerat më kuptojnë se ç’do të thotë të mos postosh për 4 javë rresht. Mesazhet e shumta të lexuesve se kur do të vijë postimi i rradhës.

Keni shumë të drejtë dhe më vjen keq që nuk ka patur artikuj të rinj në web. Së fundmi patëm një incident me aparatin dhe sapo ta kemi sërish në duar do ketë plot postime dhe receta që ju kemi premtuar. Përveç arsyes kryesore që ka qenë prishja e aparatit tonë profesional i cili është çelsi i punës sonë, kam qenë shumë e ngarkuar me shkollën dhe projekte të tjera që në finalizimin e tyre do të lançohen dhe në web.

Për ta mbyllur këtu dua t’ju falenderoj për mbështjetjen dhe durimin tuaj.

* * * * *

Sot dua të ndaj me ju setin fotografik për Revistën ICON. Një bashkëpunim tejet i frytshëm dhe argëtues për mua. Kësaj rradhe vendosa të flas për rëndësinë e të gatuarit në shtëpi; diferencën e ushqimit të përgatitur vetë dhe atij të blerë; se sa e rëndësishme është të marrim ushqim me vete në momentin që kemi një ditë të ngarkuar dhe të kaluar jashtë. Heqjen e kompleksit të një veprimi të tillë, kaq të thjeshtë dhe të zgjuar!

Dua të falenderoj këtu Revistën ICON për ftesën, Manila Harizi-n për fotot e mrekullueshme dhe kohën e bukur të kaluar së bashku si gjithmonë, Donna Diffusione dhe Angelo di Nepi.

2-IM 3-IM 4-IM 5-IM

 

Fotografitë nga Manila Harizi