Veshje E Rastit Dimërore – Ponço E Bardhë

04/12/2014

Më në fund i thamë mirë se vjen Dhjetorit, një nga muajt e mi të preferuar dhe shpresoj vetëm që dhe ju ta doni këtë periudhë të vitit po aq sa unë! E adhuroj të strukem nën një batanije të ngrohtë, teksa dëgjoj fishkëllimën e erës jashtë dritares, thuajse si një ngacmim i ëmbël.

Një tjetër gjë që më pëlqen krahas dremitjeve të rehatshme, është të qënurit i mbështjellë me rroba të ngrohta dhe komode. Edhe pse, për të qenë e sinqertë Tirana nuk është përballur me asnjë ditë të ftohtë dimri… Duke folur për rrobat, këtë vit unë kam pasur një simpati të papritur për ponçot dhe kam blerë shumë të tilla. Nuk mendoni se janë kaq të bukura ?

Për sot unë zgjodha këtë ponço të bukur të bardhë nga Zara, një këmishë të thjeshtë Zara, pantallona klasike të zeza nga Zara me çizme deri tek kyçi i këmbës të H&M. Për aksesorë vendosa të vë këtë orë të mrekullueshme gërshetore të Bijou Brigitte me një varëse të rëndë të Zara-s dhe çantë të Parfois. E fundit por jo më pak e rëndësishme vendosa të shkoj me këtë stil të mrekullueshëm flokësh: kurorë gërsheti e thurur mbrapsht ; kapur nga motra ime Eranda.

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset 3 Processed with VSCOcam with se3 preset 5

 

Fotografite nga Julia Janku 

Retouch nga  Eranda Janku