Projekte & Evente Uncategorized @sq

Trevat Shqiptare Në Polis

IMG_4196

Trevat Shqiptare Në Polis

Ideja për TREVAT në POLIS nisi krejt spontanisht nga Këshilli Studentor Polis. Fillimisht ideja ishte të kendohej himni e studentët të vishnin ngjyrat kombëtare, por ajo ndryshoi duke evoluar gjithnjë e më shumë. Identiteti kombëtar është arsyeja më e rëndësishme për festim, prandaj tema kryesore e festimit u vendos të ishte “Trevat”.

E ndërsa në Polis ne besojme tek metropolitanizmi, kjo do të ishte pak si “piper djegës” që i jepte stilit dhe shijes polisjane një aromë lokale. Ndaj studentët kerkuan të tejkalonin bërjen e një ekspozite të ftohtë punimesh artistike. Ne të gjithë bashkë u shtymë të arrinim ndjesinë e shtëpisë shqiptare përmes ngrohtësisë së saj. TREVAT ishte në thelb koncepti i një shtëpie të madhe mikpritëse shqiptare.

Në fakt, mund të gjeje aty çdo gjë që të kujtonte shtëpinë tradicionale … çentrot e gjyshes, stolat e sixhadet, perdet e qendisura a radio të një tjetër shekulli. Tigani tradicional i Gjirokastrës, përkrah sixhades nga Himara, pikturat shkodra e punimet artizanale të Beratit. Por shtëpia e madhe e trevave tona, kishte vend dhe për art të mirëfilltë bashkëkohor, i frymëzuar nga ai tradicional. Ishin jo te pakta punimet që studentët kanë realizuar si detyra e ne i kërkuam në arkivën e universitetit. Ishte gjithashtu interesante përballja e tyre me të vjetrën, në TREVAT. Natyrisht veshjet kombëtare ishin padyshim ajka e ekspozitës TREVAT. Spikatën kostume Ulqinake, Kuksiane, Labe, etj. Mirëpo, çorapet e leshta, kishin padyshim vendin e nderit, duke qenë se janë përherë prezente në shtepitë tona, jo si elemente të thjeshta, utilitare, por edhe si një element i rëndësishëm i ekspresivitetit artistik.

Ekspozita ishte e hapur gjatë të gjithë ditës në Polis, mirëpo banketi me ushqimet tradicionale, përgatitur nga studentët, ishte momenti kulmor. Tavolinat e mbushura me gatime të shijshme por dhe të panjohura nga disa prej nesh, zgjonin kuriozitetit dhe të hapni oreksin. Edhe njëherë u dëshmua se kulinaria shqiptare është sëbashku art e dashuri. Por sofra e mikpritjes ishte gjithashtu element kulmor i TREVAVE. Në fakt shqiptaret kur mblidhen në festime, u mjafton vetem pak muzikë për të nisur vallen. Kështu ndodhi edhe me TREVAT dje. Vallja e Kukësit, e Rugovës, ajo Çame, Napoloni, etj, i kthyen TREVAT në një festë të vërtetë, në një moment kthimi në kohë, ku njerëzit kërcenin të lirë vallet dhe tingujt që prej shekujsh shoqërojnë gëzimet dhe festimet shqiptare.

Ishte emocionuese te ishe pjesë e ditës së djeshme në Polis. Urojmë të kemi tejkaluar pritshmëritë, e të kemi buzëqeshur sadopak ditën e të gjithëve: Festën e Flamurit! Sigurisht, një falenderim shkon për organizatorët: Këshilli Studentor i Polis, si dhe ata qe kontribuan sipas mundësisë së tyre. KIKILICIOUSS team ishte gjithashtu prezente në TREVAT me një tryezë menuje recetash tradicionale të interpretuar sipas recetave të familjes. Ishte një ditë e bukur edhe për ekipin, i cili dokumentonte ndërsa ishte edhe pjesë e këtij evenimenti.

KIKILICIOUSS ju uron të gjithëve: Gëzuar festën e Flamurit dhe Gëzuar Pavarësinë Shqipëri !

IMG_4077 IMG_4091 IMG_4108 IMG_4114 IMG_4129 IMG_4134 IMG_4161 IMG_4162 IMG_4192 IMG_4193 IMG_4216 IMG_4353 IMG_4355 Untitled-1 Untitled-2 Untitled-3 Untitled-4

 

 Fotografite nga unë dhe Julia Janku 

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.