Veshja e Së Djelës Zara

11/01/2015

E djela do të thotë dita e familjes për mua. Duke qenë se jeta ime dhe e pjesëtarëve të familjes sime është tepër intensive ne nuk shpenzojmë me njëri tjetrin aq kohë sa ne dëshirojmë. Ko do të thotë se e djela është dita që na mbledh. Kryesisht këto ditë i shpenzojmë duke udhëtuar nëpër vende të këndshme dhe të qeta brenda ose jashtë Tiranës.

Sot ne zgjodhëm Sky Tower, një restorant i këndshëm brenda kryeqytetit i cili ofron një pamje spektakolare të së gjithë Tiranës. Ky vend ka qenë pika e mbledhjes për një kohë të gjatë.

Për sot vendosa të shkoj me një veshje të thjeshtë dhe të rehatshme të Zara-s dhe Primadonna-s. Ponçot e Zara-s ma kanë bërë këtë dimër më të ngrohtë dhe më argëtues, dhe këto taka të stilit ‘underground’ i japin veshjes një prekje të errët dhe ‘agresive’. Por në total këto veshje : fustan i thjeshtë gri (Zara), ponço gri dhe zi (Zara), varëse e rëndë (Zara) dhe këpucët e koleksionit Primadonna, e bëjnë këtë një veshje të rehatshme dhe të ngrohtë për ditë të tilla me diell por të ftohta !

2 3 4 5 6 7

 

 Fotografitë nga Eranda Janku