Stili i Rrugës së Tiranës – Kostumi Peruan

08/08/2015

01 02 03

Unë jam e dashuruar me këtë kostum Peruan të punuar me dorë, dhuratë e çmuar nga tezja ime.

E kam kombinuar këtë veshje të mrekullueshme me një palë taka gladiatori, me varësen time të preferuar të ZARA-s, me një kapele verore dhe me një tjetër thesar : një çantë të vogël të punuar me dorë të cilën e kam blerë në një dyqan vendas në Kretë gjatë pushimeve të mia atje. Për ta gjallëruar pak veshjen kam vendosur një laps buzësh të kuq, i cili është i preferuari im i të gjitha kohërave.

* * * * * 

Seti i sotëm fotografik ishte një bashkëpunim me një nga miket e mia të dashura, gjithashtu një fotografe e njohur dhe shumë e talentuar – Manila Harizi.

Është gjithmonë një kënaqësi e madhe të punoj me të. Ju mund të kontrolloni bashkëpunimet tona të mëparshme (KËTU, KËTU & KËTU) dhe të qëndroni në linjë për ato që do të vijnë!

04 05 06

 

Fotografitë nga Manila Harizi