Limonatë Me Boronica Të Freskëta
May 2, 2015 2015-05-02 0:00Limonatë Me Boronica Të Freskëta

Limonatë Me Boronica Të Freskëta
Një pije shumë e veçantë, e ëmbël dhe e athët në të njëjtën kohë. E shëndetshme dhe me përbërës bio, kjo pije do t’jua ndryshojë ditën !
Përbërësit :
177 ml lëng limoni i freskët
150 gram sheqer
170 gram boronica
235 ml ujë i nxehtë
705 ml ujë i ftohtë
akull
Metoda :
Në një blender, bluani së bashku lëngun e limonit, sheqerin, boronicat dhe ujin e nxehtë derisa boronicat të jenë bluar në pure dhe sheqeri të jetë shpërbërë
Shtijeni lëngun në një kanë
Siteni lëngun me një sitë të imët dhe siteni nëse preferoni një limonatë pa tul
Shtoni ujin e ftohtë
Lëreni në frigorifer për të paktën një orë
Shërbejeni me akull
Fotografitë nga Eranda Janku