Receta Të ëmbla Të kripura

Receta e Brumit Të Tartës

IMG_4556

Receta e Brumit Të Tartës

Një recetë e thjeshtë e brumit bazë të tartës dhe që ia vlen ta besh vetë !

Shqip

Proçedura :

 

Në një mikser vendosni miellin, kripën dhe sheqerin dhe pulsoni derisa të kombinohen përbërësit

Shtoni gjalpin dhe punoni duke pulsuar, deri sa masa të jetë thërrime-thërrime (për rreth 15 sekonda)

Shtoni ngadalë ndërkohë që mikseri është duke pulsuar 60 ml ujë me akull, deri sa brumi të nisë dhe të mblidhet së bashku kur ti shtypni thërrimet me njëra tjetrën (nuk duhet të keni një top solid brumi)

Shtoni ujin e mbetur, nëse është e nevojshme

Mos pulsoni për më shumë se 30 sekonda

Vendoseni brumin në tavolinën tuaj të punës për ta mbledhur në një top

Ndajeni brumin në 2 pjesë të barabarta, sheshojeni çdo porcion në një disk prej 12 cm, mbulojeni me letër celofoni dhe lëreni në frigorifer për 30-60 minuta, ose deri sa të jetë mpiksur mjaftueshëm për t’u hapur (kjo do të bëjë që gjalpi të ftohet dhe të lejojë glutenin në miell që të lëshohet)

Në këtë fazë ju mund ta ngrini brumin në akull deri në një muaj

Shkrini brumin në frigorifer për disa orë ose brenda natës para se ta përdorni

Në një sipërfaqe të spërkatur me miell, hapni secilin disk brumi me okllai në mënyrë që ta nxërë tek tepsia e tartës (diametri 20-23 cm)

Për të parandaluar ngjitjen e brumit në tavolinë dhe për të siguruar një trashësi uniformë, rrotullojeni brumin herë pas here një çerek rrotullimi teksa e hapni me okllai (gjithmonë hapeni petën e brumit duke punuar nga qendra jashtë për të patur një trashësi uniformë)

Për t’u siguruar që e keni në madhësinë e duhur, merrni tepsinë e tartës, vendoseni përmbys sipër brumit. Brumi duhet të jetë rreth 5 cm më i madh se tepsia

Kur ta keni hapur brumin në madhësinë e duhur, me ngadalë rrotullojeni brumin rreth okllaiut, duke hequr miellin e tepërt nga brumi teksa e bëni këtë veprim

Më pas hapeni petën e brumit sipër tepsisë suaj

Asnjëherë mos e tërhiqni brumin ose do të keni atë që quhet ‘tkurrje’ (tkurrja shkaktohet nga tërheqja e tepërt e brumit kur ai është vendosur në tepsi)

Butësisht vendoseni në tepsi dhe me gishta formoni konturin e bazë së tepsisë

Rregulloni buzët e tepsisë së tartës me dorë ose duke përdorur një pirun

Nëse është e mundur lëreni në frigorifer brumin para se ta mbushni dhe ta piqni

Tani brumi është gati për tu perdorur

IMG_4538

IMG_4546 IMG_4553 IMG_4556 IMG_4559 IMG_4566

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.