Minikekë me Çokollatë
April 7, 2015 2021-12-02 20:28Minikekë me Çokollatë
Këto minikekë janë shumë të thjeshtë në përgatitje dhe tejet të shijshëm. Ju duhet të keni gjithmonë në duar një recetë bazike minikekësh dhe ky është versioni me çokollatë.
Këtë recetë kam disa vite që e përdor dhe është fantastike, më besoni ! Nuk më është mërzitur apo nuk mundem të kem ngrënë mjaftueshëm si këto kafshata të ëmbla.
Këto minikekë janë mëngjesi apo zamra juaj ideale. Mund ti keni gjithmonë gati në dispozicion; përgatiteni brumin dhe ruajeni në temperaturë konstante në frigorifer për disa ditë deri në një javë. Kështu ju do të keni gjithmonë gati minikekë të sapo pjekur, dhe kush nuk i pëlqen ato ?!
Proçedura :
Ndizni furrën në temperaturë 176°C, shtroni me letra minikekësh një tepsi të tillë dhe lërni mënjanë (mund të lyeni me vaj sipërfaqen e tepsisë në mënyrë që brumi që mund të prekë këtë sipërfaqe mos ngjisë në tepsi)
Në një tas të vogël përzieni së bashku miellin, kakaon e hidhur, fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe lërni mënjanë
Në një tas të madh përzieni së bashku gjalpin dhe dy llojet e sheqerit derisa masa të jetë kremoze dhe me “gëzof”
Shtoni vezën dhe përzieni së bashku
Shtoni gjysmën e përbërsve të thatë dhe përzieni
Shtoni gjysmën e dhallit dhe përzieni sërish
Përsëriteni këtë veprim dhe një herë derisa të gjithë përbërësit të kenë mbaruar
Duke përdorur një spatul përzieni brumin në anë dhe nga posht-lart duke u siguruar që asgjë ska ngjitur në anë të tasit
Duke përdorur një lugë akulloreje të madhe ose dy lugë, shpërndani brumin në mënyrë të barabartë në tepsi
Piqni minikekët për 20 minuta ose derisa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh në qëndër të dalë e pastër
Lërini minikekët të ftohen plotësisht
Fotografitë nga Julia Janku