Margarita Analkolike Me Banane
April 4, 2015 2015-04-04 0:00Margarita Analkolike Me Banane

Margarita Analkolike Me Banane
Një pije e mrekullueshme freskuese e cila ofron miksimin e duhur mes së thartës dhe ëmblës !
Përbërësit:
120 ml lëng i freskët limesh të shtrydhura
feta limesh
sheqer i imët, për gotat
kubikë akulli
3 banane, të qëruara
50 gram sheqer
60 ml qumësht
Metoda:
Si të sheqerosni gotat : fërkoni buzët e 2 gotave “Margarita” me fetët e limes
Mbushni një enë të sheshtë me sheqerin e imët
Zhytini gotat kokë poshtë në sheqer
Mbushni blender-in deri ne gjysme me akull
Shtoni lëngun e limeve, bananet, sheqerin dhe qumështin dhe përzieni
Shijojeni për ëmbelsinë, ndjehuni të lirë të shtoni dozën e sheqerit sipas preferncës
Përzieni dhe për pak sekonda
Hidheni pijen tek gotat e sheqerosura
Shërbejeni menjëherë
Fotografitë nga Eranda Janku