Receta Të ëmbla

Biskotat Brownie

Processed with VSCOcam with f2 preset

Biskotat Brownie

Nëse jeni adhurues i çokollatës së zezë dhe shijes së Brownie-t, atëherë këto biskota janë fiks për ju. Një shije e mrekullueshme dhe një zgjidhje shumë e mirë për mëngjes !

Processed with VSCOcam with f2 preset Processed with VSCOcam with f2 preset Processed with VSCOcam with f2 preset IMG_9996a.JPG

Proçedura :

 

Në një tas normal vendosni : sheqerin, fryrësin e ëmbëlsirave, kakaon, vezët dhe gjalpin dhe përzieni së bashku

Shtoni miellin dhe përzieni sërish së bashku

Formoni brumin në një top (ose ndajeni masën në topa më të vegjël për lehtësi)

Merrni një letër celofoni dhe mbështilleni brumin

Lëreni në frigorifer për të paktën një orë

Ndizni furrën në temperaturë 180°C dhe shtroni në 2 tepsia biskotash letra furre dhe lërini mënjanë

Lyeni tavolinën e punës me vaj misri dhe vendoseni brumin në mes

Lyeni dhe anën tjetër të brumit me vaj misri

Hapeni brumin me okllai (trashësia 1-1.5 cm)

Prijeni brumin me format e biskotave që ju dëshironi ose keni në shtëpi

Piqini biskotat për rreth 7-10 minuta, derisa cepat e biskotës të jenë pjekur dhe të ketë nisur të fryhen pak e biskota të ketë krijuar disa krisje. Mos i lini biskotat për më shumë se 10 minuta në furrë, në të kundërt nuk do të keni efektin “Brownie” tek biskotat

Processed with VSCOcam with f2 preset Processed with VSCOcam with f2 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.