Giveaway Krishtlindjesh

24/12/2014

Note : Giveaway, only for Albanian rezidents 

Dhuratat janë ato të cilat na bëjnë të lumtur të gjithëve. Nuk ka rëndësi në jemi fëmijë ose jo. Kjo është e mira e tyre : të lumturojnë dhe të bëjnë të gëzosh si një fëmijë. Pak rëndësi ka nëqoftëse bën apo të bëjnë, në të dyja rastet të gëzojnë shpirtin.
E si ndryshe mund tu jepet rëndësia dhuratave përveçse tani që jemi në prag festash?! Nuk ka rëndësi çmimi, nuk ka rëndësi madhësia; e rëndësishme është bukuria që mbart në vetvete fjala dhuratë. Dhe pikërisht kjo është nata ! Një natë para Krishtlindjes, natën e virgjiljes të dhurojmë sa më shumë të tilla për të gëzuar njerëzit tanë më të dashur!

Natyrisht juve nuk mund t’ju lija pas. Do doja që secilit ti dhuroja diçka sado të vogël për t’ju lumturuar të gjithëve ashtu siç më keni lumturuar e motivuar ju mua ! Pa ju dhe pa mbështetjen tuaj asgjë nuk do arrinte deri këtu !

Shënim : Ky giveaway është për të gjithë njerëzit që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë !

Dhurata perfshin :

1) një set prej 6 gotash qelqi 36 cl të cilat mund të perdoren për koktejle, smoothies apo ëmbëlsira të ndryshme

2) një kavanoz me krem stikash. Produkt të cilin e kam marrë vetë gjatë pushimeve në Siçili.  Përgatitur në mënyrë artizanale, ky krem do të jetë së shpejti i preferuari juaj ashtu siç është imi.

3) një kuti e mbushur me ëmbëlsira nga dora ime (besoj se kjo dhuratë ishte e pritshme nga ana ime)

Rregullat e Lojes : 

  1. Lër një koment në web duke iu përgjigjur pyetjes : Cili është gatimi juaj i preferuar gjatë festave të fundvitit ?!  +1
  2. Like në Facebook KETU +1
  3. Shpërndani foton e Giveaway e cila ndodhet në faqen e Facebook dhe komentoni aty pasi ta keni kryer këtë pikë  +2
  4. Më ndiqni (follow) në Instagram KETU  +1
  5. Shpërndani foton e Giveaway e cila ndodhet në faqen time në Instagram duke më bërë tag në foto dhe duke vendosur hashtag-un #kikiliciouss dhe komentoni aty pasi ta keni kryer këtë pikë  +2
  6. Pasi të keni plotesuar rregullat e mësiperme për të qenë pjesmarrës në këtë giveaway komentoni në web “Mbarova” duke lënë dhe adresën tuaj të email-it

 

Giveaway nis sot dhe mbyllet duke u shpallur fituesi në datën 1 Janar 2015

Suksese !!!

done done1 IMG_6610

 

Tags: ,