Vafera Çokollate

15/07/2014

Te shijshme, krokante, me shije cokollate – keto vafera do ju sjellin nder mend kujtimet e femijerise me nje buzeqeshje ne fytyre. Mund ti mbushni vafersat me cfare te deshironi; krem te embel me luleshtrydhe te fresketa apo akullore te cfaredo lloj shijeje.

  • Keto biskota mund te  ruhen ne nje ene hermetike deri ne dy jave, ose ne ngrirje per rreth dy muaj
  • Mundohuni tia beni formen sa me rrumbullake te jete e mundur per te krijuar idene e vaferave te vertete (Une e kam bere qellimisht formen e tyre te atille pasi me duhej per nje projekt timin gatimi)

IMG_7244 IMG_7192

shqip

Procedura :

 

Ndiz furren ne temperature 176°C dhe shtro ne 2 tepsia biskotash letra furre dhe lere menjane

Perziej se bashku ne nje tas ose mikser miellin, kakaon, sheqerin, kripen dhe soden e bukes ; pulso disa here derisa cdo gje te jete perzier mire

Prit gjalpin ne copeza dhe shtoja tasit, duke pulsuar disa here

Perziej se bashku qumeshtin me vaniljen ne nje tas te vogel. Me mikserin qe eshte duke pulsuar shto qumeshtin dhe vazhdo perziej derisa masa te jete bere topa-topa

Transferoje brumin ne nje tas te madh ose ne tavolinen e punes dhe punoje me dore disa here derisa cdo gje te jete e perzier dhe e bashkuar mire

Formo brumin ne nje trajte cilindrike (eshte ne doren tuaj sa i madh ne diameter dhe ne gjatesi)

Mbeshtille brumin me leter celofoni dhe mbaje ne frigorifer derisa te jete qetesuar, per te pakten nje ore, ose derisa te jete e nevojshme

Prite brumin ne feta 0.5-0.6 cm (nese po perpiqeni te realizoni vaferat e blere, atehere prijini fetat sa me holle te mundeni, dhe shikojini me kujdes gjate pjekjes, pasi do te duan me pak kohe)

Verini 2 cm larg njeri-tj kur ti shtroni ne tepsi (biskotat do te hapen)

Piqi duke rrotulluar tepsine nga siper-posht dhe nga njera ane ne anen tjeter ne mesin e pjekjes, per nje total pjekjeje nga 12-15 minuta

Biskotat do te fryhen dhe tu bjere volumi, do jene gati per tu hequr nga furra per 1.5 minuta pasi tu bjere volumi

Lerini te ftohen plotesisht

IMG_6434 IMG_6453 IMG_6868 IMG_6897 IMG_6908

 

Fotografite nga Eranda Janku