TDW – Javët e Dizajnit të Tiranës

27/08/2015

Jam shumë e gëzuar të ndaj me ju një nga eventet më të rëndësishme të TIranës që zhvillohet shumë shpejt. Si kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është qyteti absolut i Shqipërisë, me evente të ndryshme kulturore dhe artistike që zënë vënd përgjatë gjithë vitit – por më i dashuri për mua është padyshim Tirana Design Week (Javët e Dizajnit të Tiranës), i cili për fat të mirë zgjat më shumë se një javë me evente specifike që zgjasin përgjatë plot tre javëve.

TDW është eventi bienale që bashkon një seri eventesh që ndodhin në qytet. Objektivi i tij është dhënia e njohurive midis profesionistëve të nivelit nacional dhe internacional për të rritur interesin publik në planifikim, arkitekturë dhe dizajn, në disiplina të cilat janë të lidhura me zhvillimin kontemporan të qyteteve.

Tirana Design Week 2015, vjen me moton ‘Dizenjo Tani’, dhe kërkon të hetojë zhvillimet më të fundit të dizajnit duke eksploruar të rejat konceptuale dhe praktike për dizajnerat e rinj që po rriten në rajon; një tjetër objektiv është provokimi i aksioneve që mund të merren për të drejtuar dizanjinin tani, në momentin kur më shumë se asnjëherë dizajni po merr rol kryesor duke shënuar ndryshime të reja.

TDW 2015 është edicioni i dytë dhe pritet që së bashku me edicionin e parë të sjellë një lëvizje në dizajnin e Tiranës. Më së shumti sepse ky event do të jetë pjesë e qytetit, e jo thjeshtë pjesë e brendisë së mureve të Universitetit.
Jam shumë krenare që universiteti imUniversiteti Polis – ka patur këtë arritje në fushën e dizajnit. Është fantastike të shohësh kaq shumë energji të hedhur në diçka kaq të vlefshme sa kjo fushë, e mbi të gjitha gjithçka bëhet për t’i treguar shoqërisë sonë se sa i rëndësishëm me të vërtetë është dizajni.
Më e rëndësishmja, gjithçka do të realizohet edhe duke u argëtuar. Jeta është e bukur!

Çdo ide e vogël është mjaftueshëm e vlefshme që të krijojë gjera të mëdha. Le të dizenjojmë në rrugë, në galeri arti, në kafene dhe në çdo cep të Tiranës. Ashtu siç dhe vetë motoja e vërteton, Le Të Dizenjojmë Tani ! Asnjë sekondë më vonë.

Kikiliciouss do të jetë pjesë e këtij eventi kështu që shpresoj t’ju takoj të gjithëve përgjatë javëve të TDW. Qëndroni në linjë për më shumë detaje !

Kontrolloni faqen zyrtare të TDW www.tiranadesignweek.com dhe faqen e Facebook KËTU për më shumë informacione se si mund të jeni pjesë e këtij eventi !